Është e vërtetë që nipërit shkojnë shumë mirë me gjyshet e tyre, por marrëdhënia e 27 vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93 vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate.
Nisur nga kjo ata të dy së bashku bënë gjëra të pa imagjinueshme, realizuan foto nga më të ndryshmet. Foto ku 93 vjeçarja shihet e veshur si Irlandeze, e veshur me kostum krishtlindjesh, por dhe më e veçanta e veshur si një rosë e stërmadhe në mes të tryezës.
Nga këto foto shumë fanny, dyshja nip-gjyshe kanë arritur të kenë 892 mijë ndjekës në kanalin e tyre në “Youtube”, 2.7 milionë në “Instagram”, dhe 9 milionë në “Facebook”, duke parë ekspresivitetin e dyshes ky numër pritet të shkojë në shifra rekord