BallinaAktualitetAmbasadori i Kombit: Diaspora nuk di ku të çojë donacionet, s'ka besim...

Ambasadori i Kombit: Diaspora nuk di ku të çojë donacionet, s’ka besim te shteti

spot_img
spot_img

Diaspora po ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëria pas tërmetit. Flori Haçkaj, Ambasador i Kombit, ne një lidhje nga Zvicra për “Tempora” tha se prishja me urgjencë e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është një fshirje e pastër provash.

Haçkaj: Shqetësimi më i madh i gjithë kësaj situate është a po vret tërmeti apo ndërtesat?Problem madhor që ka Shqipëria është ndëshkueshmëria. Shpejtësia me të cilën kryeministri në mënyrë qesharake del nga njëra dhe thotë të pastrohet Durrësi për festa, ndërkohë që Durrësi vetëm për festa nuk e ka mendjen si gjithë Shqipëria. Është fshirje e pastër provash për të mos ndëshkuar një zinxhir që është përgjegjës për këto shkatërrime vrastare që ndodhën në Shqipëri.

Po kaq me shqetësim shihet edhe menaxhimi i fondeve për rindërtimin.

Haçkaj: Më shumë njerëzit kishin besim te shoqëria civile, grupe aktiviste ose shoqatat bamirëse sesa vetë shteti. Me kë flas këtu në diasporë më thonë ku ti çoj lekët se te shteti nuk kemi besim. Nëse Arben Ahmetaj që ishte Ministër i Financave për gjithë këto vite vendosi ta marrë kryeministri si menaxhues të këtyre fondeve kjo është e tmerrshme. Nëse nuk ka ndëshkueshmëri nuk ka si të ketë besim për mirëmenaxhim të fondeve. Prishjet duhet të ishin ndaluar, ndërsa prishjet ishin e para gjë që u bë.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular