Imami Elvis Naçi, i cili është dhe drejtuesi i fondacionit Firdeus tregoi në emisionin Opinion, se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Ai tha se deri në fund kjo shifër do të arrijë deri në 10 milionë euro.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nga Zvicra janë ata që kanë kontribuuar më shumë.
Elvis Naçi: Ne e kemi filluar maratonën ditën e enjte, ditën e premte kanë qenë 1 milionë franga vetëm në llogarinë zvicerane. Sot janë 4 milionë franga në Zvicër dhe 1 milionë euro në bankën Crendins. Vendi që mban rekord është Zvicra, 80 përqind janë shqiptarë të Kosovës.
Ne kemi bërë maratonë edhe në Kosovë, edhe tv shqiptare. Ne i nxorëm emrat e atyre që donin, pavarësisht atyre që nuk donin. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë arkëtuar. Ai që ka pas donacionin ka qenë një shqiptar i Zvicrës, 100 mijë franga në fillim dhe 200 mijë franga ditën e nesërme. Ka pasur shumë shoqata, xhami dhe kisha po ashtu.