BallinaAktualitet"Nuk jetohet këtu, nuk mbahet familja..."/ 43% e të rinjve duan të...

“Nuk jetohet këtu, nuk mbahet familja…”/ 43% e të rinjve duan të largohen

spot_img
spot_img

Në një studim të realizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, rreth 43% e të rinjve shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të ikur nga vendi.

Një nga arsyet që shtyjnë të rinjtë drejt këtij vendimi është papunësia, ekonomia dhe kërkesa për standarde më të larta jetese.

“Po studioj për infermieri të përgjithshme aktualisht dhe kam plane të iki në Gjermani. Ekonomia është shumë e ulët këtu, nuk jetohet. Një familje nuk mund të mbahet me një rrogë 400 ose 500 mijë lek në muaj”, shprehet një studente.

Ndërsa një tjetër thekson se,  “Arsyeja e parë do të ishte papunësia ndërsa arsyeja e dytë ekonomia”.

Për shumicën e të rinjve, destinacioni i preferuar mbetet Gjermania.

“Kur themi për tu larguar shumica prej tyre kanë ndërmend të largohen përgjithmonë. Pra nuk bëhet fjalë për një largim të përkohshëm2, thekson Alba Çela.

Sa i përket arsimit, 54% e të rinjve të intervistuar kanë pohuar fenomenin e korrupsionit në universitete.

Më shumë se gjysma e tyre janë shprehur se ndeshin vështirësi në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.

“Vërejmë se 63 përqind e të rinjve të pyetur vlerësojnë se niveli i arsimit universitar, shkollor dhe profesional është i keqpërshtatur me tregu e punës. Pra nuk ka përputhje midis diplomave që marrin ato në këto nivele dhe tregut të punës”, thotë Geron Kamberi

Ata janë optimistë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformën në drejtësi por shfaqen skeptik se këto reforma do të çojnë para përgjegjësisë persona me profil të lartë politik, raporton Ora News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular