BallinaBotaPërplasje me armë me policinë në New Jersey, 6 të vdekur, mes...

Përplasje me armë me policinë në New Jersey, 6 të vdekur, mes tyre një oficer

spot_img
spot_img

Disa njerëz, përfshirë të paktën një oficer policie, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri të martën pasdite pranë një dyqani në Nju Xhersi, në anën tjetër të lumit Hudson nga Manhatani. Sipas NBC New York, numri i të vdekurve është gjashtë.

Kryetari i bashkisë së Qytetit Xhersi, Steven Fulop tha në një konferencë shtypi se pati disa të vdekur brenda dyqanit, ku të dyshuarit zunë pozicion dhe shkëmbyen zjarr me policët, në një konfrontim që zgjati me orë të tëra.

Dy policë të tjerë dhe një civil u plagosën në shkëmbimin e zjarrit dhe sipas njoftimeve janë në gjendje të qëndrueshme. Oficeri i vrarë ishte një baba i pesë fëmijëve, sipas një njoftimi të NBC New York.

Konfrontimi solli mobilizimin e një force të madhe policore. Media lokale njofton se konfrontimi mes të dyshuarve dhe policisë filloi pranë një varreze dhe lidhej me një hetim të mëparshëm për vrasje. Një zyrtar i qytetit u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë provë që ngjarja të kishte lidhje me ndonjë akt terrorizmi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular