Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë në pranga nga policia pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërkaq, 8 prej personave ndaj të cilëve ishin lëshuar fletë-arresti kanë ikur nga Shqipëria dhe nuk janë ndaluar dot.
‘Nuk është se personat janë larguar për ti ikur hetimit, por për arsye familjare, njëri është larguar para se të ndodhte tërmeti. Nuk kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar.
5 personat që janë jashtë shtetit, nuk lidhen për ikjen për shkak të hetimit. Policia ka marrë masa dhe ka dërguar në pikat e kalimi punonjës që të ndalojnë këto persona’, tha drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi, duke tentuar të zbusë pak situatën e rënduar.
Por kush janë personat e arratisur?
Burime nga policia thanë se në kërkim janë:
Arben Qato-pronar i Vila Palma
Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli-shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko-punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Çela-ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi-ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë