BallinaAktualitetShtatzanë dhe me 3 vogëlushe, përgjërohet për një shtëpi: Ku do t'i...

Shtatzanë dhe me 3 vogëlushe, përgjërohet për një shtëpi: Ku do t’i strehoj fëmijët? Jam gati për të lindur

spot_img
spot_img

Erestina Medja është një grua nga Lezha, që së bashku me tri vajzat e vogla, pas tërmetit që i shembi banesën është zhvendosur në një palestër.

Historia e saj është rrëqethëse, pasi në jetë ka pasur drama të herëpashershme. Ajo dhunohej nga bashkëshorti dhe aktualisht është me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Aktualisht është shtatzënë në muajin e nëntë, shkruan Panorama. Frika e kësaj nëne është e madhe, për sa kohë që s’ka askënd ta ndihmojë, as nuk e di se ku do t’i lërë vajzat kur të lindë. “Jam në muajin e nëntë dhe kam tre fëmijë. Kam një urdhër mbrojtjeje, pasi burri me dhunonte. Mund të lind nga dita në ditë dhe nuk ka se kush të m’i mbajë tre fëmijët pastaj. Pallati ku kemi jetuar është dëmtuar nga tërmeti dhe e kanë nxjerrë të pabanueshëm. Fillimisht na strehuan në çadër dhe tani na kanë sjellë këtu në palestrën e shkollës”, shprehet ajo.

Erestina flet edhe për kushtet në këtë palestër. Ajo po sakrifikon shumë, pasi thotë se kushtet në këtë palestër nuk janë aspak të mira dhe është shumë ftohtë.

“Qëndroj këtu bashkë me tri vajzat. Janë munduar të na rrinë afër bashkia, por kushtet këtu nuk janë aspak të mira. Është shumë ftohtë dhe për mua situata bëhet edhe më e vështirë, duke qenë se jam shtatzënë dhe pres të lind dita-ditës. Kërkoj një strehim sa më parë. Të me gjendet një banesë nga bashkia, pasi kur të lind nuk kam ku ta çoj foshnjën. Jam në një situatë tepër të vështirë dhe po bëj dy javë që jam këtu e asgjë s’po bëhet për mua”, shton Medja.

Në këtë palestër janë vendosur prej 2 javësh 13 familje rome dhe egjiptiane. Vendstrehimi për ta është kthyer në një mision të vështirë, pasi askush nuk u jep banesa me qira.

“Jemi këtu në këtë palestër prej dy javësh. Pallati na është dëmtuar dhe është nxjerrë i pabanueshëm. E kemi të vështirë të qëndrojmë shumë gjatë në këtë palestër, pasi nuk ka kushte. Kam kërkuar për shtëpi me qira dhe kam gjetur. Por kur kam shkuar për t’i takuar, sapo më kanë parë me ngjyrë, nuk kanë pranuar të më japin banesën. Bashkia mendoj se duhet të ndërhyjë në këtë drejtim për të na siguruar banesat”, thotë një banor.

Në lidhje me këtë problematikë, shkruan Panorama,  Bashkia Lezhë bën me dije se ka nisur punën për sigurimin e banesave me qira për këto 13 familje, për t’i larguar sa më parë nga palestra ku janë vendosur përkohësisht. Por nga aga ana tjetër, bashkia u kërkon këtyre familjeve që të aplikojnë sa më parë për të përfituar nga bonusi i qirave, i cili është miratuar pak ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Lezhës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular