Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona në Durrës, si të dyshuar për “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Mësohet se numri i të shoqëruarve është rreth 40. Mes tyre janë ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Arben Isaku, Aldo Dakovelli dhe Artemis Malo.
Po kështu është ndaluar nga policia edhe drejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe nendrejtori Hasa.
Më datë 29 dhjetor, Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për 25 jetët e humbura nga tërmeti i datës 26 nëntor.