Duke marrë shkasë nga 9 vjetori i lëvizjes pa viza të shqiptarëve në drejtim të Bashkimit Evropian, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi një mesazh për shqiptarët.
“Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, thotë Basha.