BallinaAktualitetDemalia: Rama si fallxhore rrugësh, të nxirret me shqelma nga zyra e...

Demalia: Rama si fallxhore rrugësh, të nxirret me shqelma nga zyra e kryeministrisë dhe kryetarit të PS

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama që pas tërmetit të 26 nëntorit është parë gjithmonë në terren, pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Ajo që ka rënë në sy është luku i tij. Analisti Ilir Demalia e ka cilësuar si kryeplaku i Rilindjes ose plaku i vitit të ri.

Ajo që bën Rama sipas Demaliat është një shfaqje, ndërsa thotë se njerëzit që ka në qeveri janë të paaftë.

Sipas Demaliat, Rama  duhet të largohet nga zyra e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

Ilir Demalia: Del ai kryeplaku i Rilindjes që është bërë si plaku i vitit të ri tani dhe shkon mort më mort. Kjo është puna e kryeministrit?! Do të justifikojë veten se ky është i dhimbshëm, ky është shumë i dashur, ky jeton me njerëzit çdo minutë. Ky është bërë si fallxhore rrugësh. Është e turpshme që ky të jetë kryeministër i Shqipërisë për të gjitha drejtimet. Është e turpshme, që nga ana etike, që nga ana e ndërtimit të qeverisë së vet. Njerëzit që ka në qeveri janë njerëz të paaftë, njerëz totalisht pa asnjë lloj integriteti dhe del e thotë se ministrat kanë fjetur në makinë. Po kujt po i bëhet vonë se kanë fjetur ministrat e tij në makinë dhe ky i dha urdhër të shkojnë të flenë. E kuptoni me çfarë merret një kryeministër?! Ky në radhë të parë duhet të largohet sepse nuk ka stabilitet psikik. Ky mund të largohet nëse PS do të kishte pak moral dhe ndërgjegje dhe do ta kërkonin largimin e tij nga brenda. Ata shfrytëzojnë këtë gjendje sepse kjo parti, ashtu si PD janë rrethuar rreth kryetarit njerëzit më të paaftë dhe njerëzit që nuk kanë dinjitet dhe vetëm i shërbejnë si shërbëtorë kryetarit për ta shfrytëzuar për tu pasuruar vetë. Ky është cikli i gjithë politikës shqiptare.

Pyetje: A mendoni se nuk ka PS figura që mund ta kërkojnë largimin e kryeministrit?

Ilir Demalia: Duhet ta kishin kërkuar, është shumë  vonë. Tashmë nuk duhet kërkuar, por duhet me shqelma jashtë nga zyra e kryeministrit dhe e kryetarit të PS.

Analisti Demalia ka dyshime për mënyrën si shpenzohen fondet e mbledhura për tërmetin.

Ilir Demalia: Nuk besoj që do jetë eficente sepse nuk ka fonde për të mbuluar gjithë këtë dëmtim dhe nuk transparencë në këtë të fundit. Edhe  mbledhja e fondeve edhe mbledhja e bamirësive nuk e tregojnë si shpenzohen. Këto janë raste abuzimesh jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën kanë ndodhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular