BallinaKryesoreMesazhi i Bashës me të rinjtë: Rruga e Shqipërisë në BE kalon...

Mesazhi i Bashës me të rinjtë: Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga zgjedhjet e lira. Kushtet e Bundestagut, udhërrëfyesi i vetëm për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Mesazhi i Bashës me të rinjtë: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Kushtet e Bundestagut, udhërrëfyesi i vetëm për Shqipërinë

Por, të dashur të rinj e të reja, nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, t’i japim fuqinë e vendimmarrjes dhe kontrollit, ndëshkimit dhe vlerësimit përmes votës qytetarëve, asnjëherë nuk do të mund të kemi një qeveri të përgjegjshme, që premtimet me të cilat merr votat, t’i bëjë realitet ose të largohet.
Prandaj, beteja jonë, beteja juaj, beteja e çdo shqiptari për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.
Në kushtet e vendosura për Shqipërinë, garantimi votës së lirë është kryesori dhe kjo nuk mund te realizohet pa ndëshkuar politikanët që, në bashkpunim me krimin, blenë votat dhe shkatërruan proceset zgjedhore të 2016 dhe 2017-ës.
Ne kemi bërë propozimet tona, ne kemi ofruar bashkëpunimin tonë për reformën zgjedhore prej 4 muajsh, me një qëllim, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të parakohshme parlamentare dhe kushtetuese vendore në një ditë. .
Sot, në këtë ditë të përvjetorit të nëntë të lëvizjes së lirë është koha tpër të thënë qartë se ne kemi humbur shumë mundësi. Përveçc miliardave, kjo qeveri i ka vjedhur popullit shqiptar 6 vite për të avancuar projektin tonë për Shqipërinë si Europa. Pranverën tjetër shpresojmë që një tjetër shans t’i jepet Shqipërisë. Deri ateherë, ne, Shqipëria, do të duhet të përmbushë detyrimet e saj. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Është dëshmuar tashmë se me propagandë dhe show nuk ua hedh dot liderëve europianë. Nuk ia hedh dot as Angela Merkelit, as Makronit, as Komisionit Europian. Rruga drejt Europës nuk kalon nga mashtrim, as nga propaganda e përditshme, por kalon nga reformat e vërteta, nga serioziteti dhe përkushtimi europian.
Pranda, është urgjent të nisë puna sa më parë, pasi koha në dispozicion është e shkurtër për zbatimin e kushteve të Bundestagut, ku prova kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Unë kam bindjen se këtë borxh që ua kemi shqiptarëve, këtë borxh që ia kemi rinisë sonë të mrekullueshme, dp të dimë ta shlyejmë së bashku, duke ecur përpara në betejën që nap ret, betejën për fjalën e lirë, betejën për Shqipërinë Europiane, betejën për zgjedhje të ira e të ndershme, që patjetër dhe me çdo kusht, do t’i fitojë rinia europiane, Shqipëria europiane.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë rininë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular