Forcat RENEA në bashkëpunim më FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer një aksion mbrëmjen e djeshme, në kryeqendrën e Veriut, ku kanë shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve. Të tre shtetasit e shoqëruar udhëtonin me një automjet tip ‘Mitsubishi’ me ngjyrë blu me targa AA 579FG.
Një prej të ndaluarve është kushëri i Barush Bregut i cili u arrestua nga RENEA në zonën e Komunës së Parisit në 4 Maj të këtij viti, i dënuar më 4 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje paleje.
Këta persona dyshohet se kanë qënë në kërkim nga DVP Shkodër. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në zonën e Shkodrës është ndaluar dhe një tjetër person, Xhemiljano Ndou të cilit pas kontrollit iu gjet lëndë narkotike. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacionin që dyshohet se ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.