Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha vazhdon të bëjë apel për mbledhjen e donacioneve për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.
Deri me 12 dhjetor ajo ka grumbulluar së bashku me fansat e saj 99.187 dollarë, ndërsa tha se kanë mbetur edhe pak për të arritur shumën prej 100.000 dollarësh.
Këngëtarja bëri publike statusin në ‘Instagram’ ndërsa kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet shqiptare.