Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka denoncuar me emra lidhjet nepotike farefisnore në emërimet e reja në Drejtësi, pas asaj që quhet Reformë në Drejtësi të financuar nga taksapaguesit euro-atlantikë.
‘Drejtësia e “pavarur” në dorën e motrave, vëllezërve dhe kunetërve të Rilindjes, ish-deputeti Gent Strazimiri: ja nga kush varet reforma.
“Pavarësia” e drejtësisë së “reformuar” me financimin bujar të taksapaguesve euro-atlantikë, varet vetëm nga:
1. Vëllai i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Eglantina Metani!
2. Motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku!
3. Kunati i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Mimi Kodheli!
* asnjëri prej tyre nuk është “tropojan” !
Gjumë të ëmbël! Pafshi në ëndërr drejtësi euro-atlantike!!!!’-shkruan Strazimiri.
P.S. taksapaguesit euro-atlantikë këtë nuk e dinë, kështu që mos i merrni inat! KAQË!