Nga Qamil Gjyrezi
Rilindja dhe Edi Rama i “baltosën” dhe zhgënjyen të gjithë shqiptarët në këto 7 vite të qeverisje! Pretendimet e Edi Ramës , se opozita po baltos punën e qeverisë për indentifikimin e dëmeve të tërmetit dhe mbështetjen që Rilindja po i jep të dëmtuarve nga tërmeti, janë pa bazë dhe cirku i radhës së i kryeministrit!
Opozita dhe Zoti Basha në këto 16 ditë kanë propozuar zgjidhje konkrete për situatën e krijuar nga tërmeti i 16 Nëntorit, në mbështetje të qytetarëve! Zoti Basha dhe opozita treguan para të gjithë të dëmtuarve dhe shqiptarëve, se janë të përgjegjshëm dhe kanë kërkuar largimin e Edi Ramës, mbasi është një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë për të qeverisur dhe menaxhuar kriza si kjo e tërmetit. Edi Rama baltosi Kosovën me marrëveshtjen e Minishengenit.
Rilindja dhe Edi Rama po këkojnë të baltosin, cenzurojnë mediat, duke iu mbyllur gojën, pa fjaën e lirë, për situatën e rënduar në vend. Qeveria do të mbajë të fshehur situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Edi Rama dhe Rilindja baltosën drejtësinë, duke lënë të lirë zyrtarë dhe pronarë dhe Gjushin për ndërtimet me cilësi “skandaloze” në Durrës.
Rilindja baltosi ekonominë shqiptare në këto 7 vite duke i varfëruar të gjithë në favor të oligarkëve. Edi Rama baltosi Shqipërinë me drogë, duke e detyruar Europën të mos celi negociatat. Rilindja baltosi drejtësinë, duke e kthyer në pushtet në shërbim të Edi Ramës dhe oligarkëve. Edi Rama dhe Rilindja baltosin rendin dhe qetësinë publike, duke ushqyer krimin e organizuar në vend.
Edi Rama duhet të jetë patjetër i shqetësuar nga opozita, mbasi opozita dhe Zoti Basha mbajtën qëndrimin e duhur në ditët e tërmetit, kurse tashti janë në misionin e tyre në mbrojtjen të gjithë qytetarëve. Shqipëria nuk mund të drejtohet nga një qeveri që i ka baltosur dhe zgjënjyer të gjithë në këto 7 vite! Dëmet e tërmetit nuk mund të rindërtohen nga një Rilindje që nuk lindi asgjë të mirë në këto 7 vite!
Vetëm një zgjidhje politike, integrimi i vendit dhe përmbushja e kushteve të Bundestagut do i shpëtojë të gjithë nga baltosja dhe zhgënjimi 7 vjecar i Rilindjes dhe Edi Ramës dhe të dëmtuarit nga tërmeti do të marrin atë që i’u takon nga një qeveri e përgjegjshme për t’i ringjallur të gjithë shqiptarët!