Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.
Sipas raportit mjeko-ligjor aq e thellë ishte prerja në qafën e saj, saqë thuajse ishte shkëputur nga trupi.
Shqiptari Fatos Xheta, u dënua sot me 19 vjet burg për këtë krim.
Gjyqtarët janë menduar rreth 90 minuta, përpara se të marrin vendimin për 46-vjeçarin. Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë, shkruajnë mediat britanike.
Pranë saj u gjet një letër, e cila mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën shkruhej në shqip: ‘tradhtia shlyhet vetëm me vdekje’.