BallinaAktualitetZyrtarë të PD vizitë tek fasonët, Jorida Tabaku: Ja sa taksa paguajnë...

Zyrtarë të PD vizitë tek fasonët, Jorida Tabaku: Ja sa taksa paguajnë dhe ç’propozon PD-ja

spot_img
spot_img

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka vizituar sot një biznes fason, rrobaqepësi, ku punëtoret ishin kryesisht gra. Tabaku e ka nalizuar konkretisht situatën, duke treguar sa taksa paguan sot ky biznes dhe çfarë alternativash fitimprurëse i propozon PD-ja në platformën e saj qeverisëse.

“Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, sot vizituam një fabrikë fasonësh bashkë me Dhuratën, Flamurin, Shkelqimin dhe Andian, tregon Tabaku në Fb. –  Ndryshe nga përfaqësues të qeverisë që vëmendjen kur projektojnë buxhetin e kanë tek oligarkët për t’ua lehtësuar jetën me politika fiskale që u vijnë përshtat.

Si një përfaqësues i biznesit fason vendas dhe si sipërmarrës tek një nga degët që ka numrin më të lartë të punonjësve, ai na shprehu shqetësimet e tij në lidhje me taksat e larta, barrën e lartë sigurimeve, problemet me rimbursimin e TVSH dhe administratën tatimore. Si dhe mbi të gjitha kosto e rënies së pashpjegueshme të EURO-s që llogaritet sa 11% e fitimit të kompanisë.

Siç edhe pritej shqetësimi i biznesit ishte dhe kosto edhe problem për punonjësit. Këta të fundit paguhen më pak, kanë një kosto më të lartë të jetesës dhe shpenzojnë më pak sepse shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë.

Një biznes fason sot paguan 36.6% të fitimit në formë taksash shoqëruar kjo me 11% të fitimit që humbet nga rënia e pashpjegueshme e EURO-s, humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit. E gjitha kjo do të thotë më pak investime, rroga më të ulëta, kosto më e lartë dhe më pak vende pune.

Prandaj ne propozojmë një alternativë për këtë situatë krize; propozojmë që biznesi të tatohet me 9%, që të ardhurat personale të punonjesve të shkojnë në 9%, që sigurimet shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin të jenë 18%. Këto politika fiskale do të prodhojnë një mjedis më të mirë biznesi, konkurencë të ndershme, luftë papunësisë dhe mbi të gjitha një rritje pagash pas një 7 vjeçari të mbytur në krizën e politikave të gabuara fiskale dhe dimrin ekonomik.

Shqipëria ka nevojë për një shtysë në ekonomi, vendi ka nevojë për shpresë dhe për rindërtim. Një shtysë që buxheti 2020 nuk e ofron përkundrazi përkeqëson situatën e çdo biznesi.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular