Vazhdon të korrë sukses komedia ‘Falco’ e aktorit të njohur Bes Kallaku .
Pjesë e kësaj komedie ishin personazhe të ndryshëm të njohur nga estrada shqiptare.
Filmi po jepet dhe në sallat e kinemasë në Prishtinë dhe po ndiqet me shumë interes dhe atje.
Ka qenë reperi i njohur, Ledri Vula i cili ka shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale, përshtypjet e tij lidhur me këtë projekt.
“Komedia më e çmendur, me t’u thy brinjët, tani edhe në Prishtinë”, ka shkruar artisti bashkangjitur fotos së Besit së bashku me Bleonën.
Në këtë postim nuk ka munguar as reagimi i Kallakut, i cili është shprehur hapur se në filmin e ardhshëm, Ledri do të ketë rolin e tij.