BallinaAktualitetLigji i censurës/Rama nuk lëkundet: Projekti hyn nesër për miratim në seancë,...

Ligji i censurës/Rama nuk lëkundet: Projekti hyn nesër për miratim në seancë, puna e dakordësuar me OSBE dhe ekspertët e Vjenës

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij dhe maxhorancës për të miratuar paketën antishpifje megjithëse është kundërshtuar nga të gjithë aktorët e medias dhe disa organizma ndërkombëtare.

Ai shkruan në “Twitter” se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.al/News/Index/9800
Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e @harlemdesir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje”, shkruan Rama.

Rama Twitter

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular