Nga Qamil Gjyrezi
Fjala ishte e para! Edi Rama kërkon nëpërmjet cenzurës autoritare të pengojë fjalën e lirë! Një i ri nga Mirdita i dënuar me vdekje në vitet 1944-54, kur gjygjtari në bankën e të akuzuarve e pyeti për fjalën e fundit, ai u përgjigj duke i’u drejtuar nanës në sallën e gjygjit: “Ma mirë të ma kishe këputur gjuhën”! “Por nuk jam penduar”!
Enver Hoxha dhe ish-diktatura cenzuruan me anë të dhunës, me varje ose pushkatim fjalën e lirë!
Parulla e tyre e “vijës së kuqe” ishte: “O me “neve” (Partinë Komuniste), ose në litar dhe plumbin ballit”!
Goditja e medias së lirë është “vijë e kuqe” që Edi Rama kërkon të cenzurojë fjalën e lirë. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri në Mars 2019, është një ligj i qeverisë autoritare, “vijë e kuqe” për të penguar opozitën dhe shqiptarët e pakënaqur për të protestuar kundër Rilindjes.
Vijat e kuqe të Edi Ramës me fjalën dhe demokracinë janë fundi i tij!
Gazetarët dhe opozitarët do të luftojnë deri në fund për fjalën e lirë dhe rivendosjen e demokracisë në vend!
Prandaj gazetarët protestouan sot para parlamentit kundër “Paketës anti-shpifje”, për të penguar me të gjitha forcat demokratike këtë atentat kundër lirisë së fjalës!
Në vitin 1943 “vijat e kuqe” të ish-komunistëve u vendosën me “vrasjet mbas shpine të kundërsharëve politikë”.
Në 1944 vijat e kuqe të ish-qeverisë komuniste u vendosën me grykën e pushkës për ish-pronarët, ish-klerikët me burgje dhe vrasje, ish-intelektualët duke i burgosur dhe pushkatuar duke filluar më vonë me të vetët, ish-komunistët, kundërshtarët e Enverit!
Në vitin 1990 përsëri paradigama e “vijës së kuqe”! “ O me ne, kundër demokratëve, ish-të persekutuarve dhe studentëve që këkonin lirinë dhe demokracinë, fjalën e lirë!
Në vitin 1997 përsëri një “vijë e kuqe”, të majtët vijnë në pushtet me “grykën e pushkës” kundër demokracisë!
Në 2019 mbas një qeverisje autoritare 7 vjecare përsëri një “vijë e kuqe”, atentat kundër fjalës së lirë!
Edi Rama kërkon të cenzurojë fjalën e lirë dhe të pengojë me ligje autoritare, antidemokratike opozitën, P.D.-në dhe liderin Lulzim Basha!?
Kjo vijë e kuqe do të shënojë edhe fundin e Edi Ramës, Rilindjes dhe shtetit autoritar!
Shqiptarët dhe demokratët kanë sakrifikuar shumë për lirë dhe demokracinë në shekuj dhe vite dhe nuk do ta lejojnë “atentatin” e Edi Ramës për fjalën e lirë!