BallinaKryesoreArtur Zheji: Gjithollogu kryeministër është rob interesant, por mjerë Arnautllëku postTërmet, sepse…

Artur Zheji: Gjithollogu kryeministër është rob interesant, por mjerë Arnautllëku postTërmet, sepse…

spot_img
spot_img

Nga Artur Zheji/ I di të gjitha, Ay! Kur dhe ku ndërtohet në mënyrë pastërmetore. Di të puthë e të ndukë faqet e popullit, të përlotet, të flasë e përsëri të flasë… Të konsumojë ekzistencën e tij të përditëshme, në sy të popullit dhe për popullin. Ay, di të ndërtojë dhe të shkatërrojë me dinamit, di të drejtojë qeverinë, partinë, por edhe inxhinierët, edhe sismologët edhe muratorët, edhe çdo frymor, pavarsisht ustallëkut që njeh!

Sepse Ay, kryeministri i përjetshëm e mjekërrkaçurel dhe poturegjerë (plaçkë e pagjetëshme në çdo treg kjo gjëja e gjerë lart dhe e tubuar poshtë…), është ay që është…
(Sepse, poturet alla ushtarake si të Luftës së Parë Botërore, ose përndryshe qillotat dhe kapellua alla Lenin e së gruas, e rilindur edhe ajo, janë mëvetësira të çmuara e të pagjetshme për “the people” apo ndryshe “Pabuksat” e shumtë adhurues…)
Ay pra, Gjithollogu i gjithëpërgatitur, tashmë edhe Tërmetolog e Posttërmetolog me nam, (Ej!…Çfarë fati i madh e zuri Arnautllëkun, po Arnautllëku ende nuk e di!), ka lëçitur, ka kënduar e ka përvetësuar ndërkohë, papiruset dhe librat më të thellë e më pus-ologjike (pus të thella me demek, jo gjë tjetër, mos u ngatërroni me anglishten…), e shumë vëllimëshe, të Gjithollogjisë Shqiptare si dhe asaj të Gjithollogjisë mbarë Botërore.
Libra të trashë e fijetrashë apo fijehollë, të zvjerdhur apo të ndryshkur, që nga koha e Nastradinit, Nostradamusit, Haxhiqamilit, Esat Pashë Toptanit, Zogollit, Enver Hoxhës…
Por, Ay, sëfundmi shfleton edhe kryeveprën e vetshkruar dhe të vetkënduar e të vetrecituar Gjithologjike, “Shqipëria e Rilindjes postTërmet26Nëntuer2019…”, volume këto, që do ta fusin në Historinë e Shqipërisë, si kryeGjithologu i të gjithë kohërave që ishin dhe i gjithë kohrave (me vranësira ose pa vranësira) që priten të vijnë…

“Një mësues vizatimi me 8 klasë fillore” e mbiquan dikush (apo “Avokati” si e mbiquan shumica këtë burrë, dikur Mentori i tij flokëbardhë!…)
Por gabim të madh bën, kush e thotë dhe kush e besoi këtë paradigëm denigruese.
Sepse Gjithollogu, gabimisht edhe Kryeministër i fshatit të shqiptarëve Jugorë, thirrur ndryshe edhe Arnautllëk apo Shqipëri, ka shpikur “kamerat pas- menderjesore” (për të mos thënë kamerat pas bythore), që bëjnë realitete të reja, e përmbysin të vjetrat.
Që e ndjekin, kamerat pasbythore pra, gjithkund ku ai lëviz menderjen, në “zgjidhje” të halleve të mëdha pasTërmetore e mbarë Arbërore.
Sepse pavarësisht që gaboi pakëz njëherë, dhe nuk ja fërshëlleu tërmetit të 21 Shtatorit, sepse ishte shumë i zënë me hartimin shterues dhe ujëtëzinxjerrës të Platformës AntiKëçëkëiste, e kapi 26 Nëntori, të dehur nga AsgjëBërja e tij e përditshme.
Porse kamerat “pasby” (shkurtim i “kamerave pasbythëse”), na rrëfejnë fuqinë magjike të kokëkrruajtjeve të tija!

Kokëkrruajtje këto, të vazhdueshme dhe të herëpashershme (gjithmonë me dorën e majtë), porse thelbësore për zgjidhjen dhe në zgjidhjen e habitëshme që ato krruarje bëjnë dhe madje që edhe një krruarje e vetme në gjithë Planetin mund të bëjë, për të zgjidhur të pazgjithshmet halle!
Kamerat moderne të tipit “PasBy”, e dëshmojnë bujarisht këtë ves mrekullibërës, që e ndih, Gjithollogun e Parë, të zgjidhë çdo ekuacion e pandehmë mbi Dhe, mjafton të kruajë me thonj, anën e majtë të Çafkës (lexo Kafkës) së tij thinjoshe…
E kam thënë shpesh, e përsëri do ta përsëris po shpesh, në emër të së Vërtetës: në vetëvete dhe sidomos për Vete, Gjithollogu, rastësisht edhe kryeministër, është rob interesant, si aktor, si piktor dhe si “parlator” (lexo “fjalëthënës”), kush thotë ndryshe: “Mos u gdhiftë!”.

Por nuk mjafton kjo, pavarësisht çfarë na rrëfejnë kamerat e shumta të Televizioneve të shumta Pasby (lexo e mos harro “Televizionet pasbythore”), që ndjekin e shfaqin gjithkund ku e kur Ay, Kryeministri, lëviz menderjen e tij të rëndësishme…
E do të mbetet Fshati Arnautllëk, një arenë cirku apo një skenë Teatri, ku Ay, Gjithollogu kryeministror, do na rrëfejë e do na gajasë me barcaleta në mes të acarit të ftohtë PostTërmetor!

Dhe populli do, s’do, do të ngrohet kështu, veç me fjalët e tij pambarim, gjithmonë e më shumë pa kuptim, pa zgjidhje dhe pa përmbajtje.
Mjerë Arnautllëku postTërmet, për Gjithollogun që ka për haje groshë bajate, mëngjes, drekë e darkë…
Ku ishim?
Asgjëkundi!
Ke jemi?
Le të na e thonë kamerat Pasby me cilësi të lartë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular