Përfaqësuesi i opozitës, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashit, nuk u dënuan nga drejtësia por nga anëtari i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni
– Në momentin kur Artan Gjermeni do të kalojë në vetting, do të vërtetohet fakti se ai është anëtar i bandës së Lushnjes
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI, DHE ISH-DEPUTETIT ERVIN SALIANJI NGA GJYKATA PENALE E TIRANËS
Një vendin i pritshëm. Asnjë surprizë që gjyqtari anëtar i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të merrte këtë vendin ndaj një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Bandës së Lushnjes.
Mbajeni mend këtë që unë po ju them. Në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting, do të shikoni që kjo që unë them sot, është tërësisht e vërtetë.
Sot, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, nuk është dënuar nga drejtësia, nuk është dënuar nga gjykata, është dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes.
Sikundër prokuroria edhe gjykata, kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafajt, për të mbrojtur trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës, dhe për ti mbyllur gojën opozitës dhe medias.
I garantojmë të gjithë qytetarët, që ky vendim për dënimin e përfaqësuesit të opozitës, Ervin Salianji, dhe të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk do të na ndalë në betejën e përditëshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar, por na bën më të fortë për të vazhduar betejën, jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri, por edhe me përfaqësuesit e krimit në prokurori dhe në gjykatë.
Pyetje: Zoti Bardhi, ku e bazoni këtë deklaratë, është një akuzë shumë e fortë në drejtim të një gjyqtari?
Gazment Bardhi: Ky është një fakt i mirënjohur. E ripërsëris: Në momentin e parë që përfaqësuesi i Bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të dalë në procesin e vettingut do të shikoni edhe ju mediat dhe opinioni publik, provat që Artan Gjermeni nuk është thjeshtë, ky gjykatës, një bashkëpunëtor i Bandës së Lushnjes, është anëtar i bandës së Lushnjes.
Sot Ervin Salianji, e përsëris, është dënuar nga Banda e Lushnjes, pse ka sulmuar bandën e Agron Xhafajt.
Ankesa sapo ky zotëri, anëtar i Bandës së Lushnjes, e përsëris: gjyqtari Artan Gjermeni, është anëtar i bandës së Lushnjes. Dhe ky është një fat për të cilin opinioni publik, ky nuk është një fakt që e them unë për herë të parë, është një fakt publik pavarësisht se shpesh, media, edhe për shkak të zhvillimeve, e harron këtë fakt. Artan Gjermeni, përveçse është anëtar militant i Partisë Socialiste, është anëtar i Bandës së Lushnjes.
Sot është bërë bashkë Banda e Lushnjes me bandën e Agron Xhafajt, të cilët kanë bashkëpunaur edhe në të shkuarën për trafikun e drogës në jug të Shqipërisë. Dhe ky vendin i sotëm, është konfirmim i kësaj aleance.
E ripërsëris, për të mbrotjur bandën e Agron Xhafajt, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, sot janë dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes.