BallinaOP EDKush po flet për drejtësi dhe kush po vuan!

Kush po flet për drejtësi dhe kush po vuan!

spot_img
spot_img

Nga Paulin Marku

Plot 30 vite që secili prej nesh, kur ishte 20 vjeçar,se mendonte se pas një periudhe kohore që ne kishim kaluar këto 30 vite,  do jetë ajo që na kishte munguar plot para  30 viteve  në rini, në radhë të gjata për një bukë gruri, pa rroba dhe këpucë, pa makina e rroba për të fjetur, pa ëmbëlsira dhe pije freskuese, pa sport e Europë. Të shijojmë sot  përsëri ditën që Shqipëria e pas 30 viteve ,të mos jetohet, të mos punohet…pa fëmijë dhe pa të ardhme në këtë vend  të shumë të vuajtur historikisht.

Askush s’po shpjegon pse po ndodh kjo me shqiptarët, në një vend të vogël buzë detit, afër malit dhe plot histori, ku njerëzit kërkojnë të largohen nga vendi i lindjes dhe dashuria për të, pa moshë, pa shpresë, pa moral dhe pa dashuri.

A ka përgjegjës për këtë situatë 30 vjeçare, ku politika shpalli luftë njerëzore, ekonomike, shpirtërore dhe largim masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre i lindjes ?

Komunizmi na mori  të gjitha , pronën, lirinë, besimin fetar, punën private, lirinë e fjalës, punës, lëvizjen e lirë.

Demokracia joreale solli pas 30 viteve atë që shqiptarët nuk e mendonin.

Sot flitet për trafikë, drogë, mungesë arsimimi, mosrespekt për pensionistët, administratë shtetërore e korruptuar dhe e papërgjegjshme, drejtësi jo funksionale, politikë abuzuese, të rinj e të reja që mendojnë të largohen nga Shqipëria  pa asnjë shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre.

Mirë që krimet e komunizmit nuk u dënuan asnjëherë, po krimet e demokracisë jo reale 30 vjeçare kur do dënohen?

Kur pronari të vdesë, të paktën i lirë në shpirtin e tij të mendojë se prona është e shenjtë dhe nuk cënohet, nuk tjetërsohet, nuk e merr shtetari ,politikani dhe zyrtari?

Kur shqiptari i thjeshtë do të shohë se drejtësia jep drejtësi, pa pushtet, pa korrupsion, por në mënyrë të drejtë të barabartë?

Kur do marrin njerëzit në mënyrë të barabartë shërbimin mjekësor, kur i varfëri dhe i pasuri të mos vdesin nga pamundësia për shërbim mjekësor, për ilaçe, por mbi të gjitha të trajtohen si qënie njerëzore?

A duhet të mendojmë se ashtu  si lindja edhe vdekja, janë në dorë të Zotit?

I pasuri ka para por jo shumë jetë përmes parasë, i varfëri s’mund të ketë para por ka jetë.

Askush s’duhet të mendojë që duke qenë i pasur, në mënyrë të padrejtë mund të jetosh më gjatë, apo ke trashëguar diçka që vlen!

Pasuria më e madhe është ajo që ke, jo atë që ke grabitur, pasi fjala vjetër është që i zoti gëzohet nga malli i vet!

Politikanët e sotëm dhe ato djeshëm mendojnë se padrejtësitë sjellin pozitivitet.

Media po sulmohet, po acarohet ,flet për liri, flet për demokraci, por këto 30 vite a kanë qenë të lirë?

Besoj se po kalojmë momente të vështira, fëmijët po na largohen,shpresë spo afrojmë,zhgënjim që investuam pa të ardhme.

Ku pu shkojmë kështu????.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular