BallinaAktualitet"Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median!" Gazetarët thirrje: Tërhiq paketën antishpifje

“Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median!” Gazetarët thirrje: Tërhiq paketën antishpifje

spot_img
spot_img

“Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median” Gazetarët janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër dy ligjeve që janë quajtur nga qeveria si “paketa antishpifje” me të cilat qeveria kërkon të kontrollojë median online.

Ndërkohë Parlamenti ka nisur seancen dhe në rend dite është miratimi i kësaj pakete

Gazetari Gjergj Erebara jashtë kuvendit deklaroi“Qeveria të dëgjojë këshillën e Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian. Nuk mund të ketë rregullim për median online nga shteti. E vetmja hapësirë janë televizionit. Shteti nuk mund të rregullojë online, të gjitha cështjet zgjidhen në rrugë gjyqësore.  Qeveria kërkon të krijojë një regjim që është jo në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes. Do vijojmë deri në rrëzimin e dy ligjeve. Deputetët kanë në dorë nëse do të deklarojnë se janë forcë antieuropiane apo pro europiane. Ky është ligj i vdekur që në lindje. Në botën demokratike nuk mund të ketë polic dhe as regjistër për median”

Kerkesat e gazetareve dhe organizatave

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;

2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Gazetarët i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular