BallinaAktualitetMiratimi i ligjit të censurës, vjen reagimi ndërkombëtar, apel i fortë për...

Miratimi i ligjit të censurës, vjen reagimi ndërkombëtar, apel i fortë për Presidentin Meta

spot_img
spot_img

Qendra Europiane për Lirinë e Medias ka reaguar pas miratimit në Kuvend për ndryshimin e  ligjit mbi median, e quajtur nga maxhoranca si paketa ‘Anti-Shpifje’.

Në një shënim në Twitter, Qendra Europiane për Lirinë e Medias i kërkon presidentit që të mos dekretojë ndryshimet ligjore, sepse cenojnë lirinë e medias.

‘Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri.

Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve për media të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic.’-shkruhet në njoftim.

Kuvendi miratoi me 82  vota pro për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë shpifjet në median online.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular