sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë, kur tha se i ishin bërë oferta përpara se të publikonte audio-përgjigjim për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pjesë nga deklarata në “Opinion”:
Salianji: Nuk më kanë bërë ofertë përpara se ta publikonim këtë. Joshje, ose ofertë për gjëra ose kërcënim. Bandat e Xhafajt dhe banda të tjera kanë sjellë njerëz përpara se ta publikonim. Për këtë janë në dijeni edhe drejtuesit e Partisë. Nëse ti hyn në familje dhe na godet, ne do të merremi personalisht.
Fevziu: I keni informuar organet e policisë?
Salianji: Pafundësisht! Të mos bëhet publik denoncimi. Ne dolëm me pyetje tre ditë përpara dhe u kuptua që kishte diçka. Ne kemi bërë kallëzim për drejtuesit e policisë pasi kanë blerë këtë Fredi Alizotin. Ju mendoni se do të shkoja tek Fatmir Xhafaj dhe të thoja se më kërcënon Fatmir Xhafaj. Ju thoni shkoni tek mafia dhe thoni që mafia më kërcënon. Personat që kanë ardhur kanë qenë të Malavitës.
Mafia këtu gjeneron miliona dollarë. E dini ju që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi. Shoferi personal. Bandat kanë shofer. Pse kushdo ministër i Brendshëm që vjen nuk bën dot luftë sepse bën kompromis.