Samsungu është duke punuar shumë në linjën e telefonave të vet Galaxy S11, ndërsa sipas informatorit të Ice Universe, modeli i ardhshëm Galaxy S11+ do të ketë sensor 108MP me teknologji Bayer 9-to-1, raporton GSMArena.
Në një tweet të veçantë, informatori e tregoi dizajnin e telefonit, i cili tregon që seria Galaxy S do ta pranojë dizajnin e linjave Galaxy A dhe M me një sllot të madh drejtkëndor në këndin e sipërm të majtë.
Pritet që sensori 108MP të jetë i aftë të ofrojë foto prej 12MP, dhe me këto kombinime të pixelëve do të mund ta kemi fotografinë më të pastër të krijuar ndonjëherë nga ndonjë telefon, shkruan KOHA Ditore. Pikselet e kombinuara individuale e kanë një madhësi prej 2.4 μm, që është shumë më tepër se çdo gjë aktuale.
Detajet shtesë të sistemit të kamerave tregojnë se sensori i poshtëm është në fakt i tipit periskop. Sipas Ice Universe, sensori i epërm është ultra-i gjerë, ndërsa ai në mes është kryesori. Sensori periskop gjithashtu do ta luajë rolin e kamerës telefoto. Nga ana e djathtë e këtij sistemi pritet edhe Time of Flight (ToF) si dhe blici.