Nga mbrëmja e sotme mediat shqiptare do të jenë nën censurën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Ky është ligji i miratuar pak më parë nga mazhoranca e PS-së në Kuvend me 87 vota pro, 4 vota kanë qenë kundër dhe 6 abstenime.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka abstenuar këtë ligj.
Ligji i censurës, mundëson qeverinë që të kontrollojë mediat e kryesisht ata online.
Sipas këtij ligji, përmbajtja e lajmeve duhet të jetë vetëm nga burimet zyrtare të qeverisë që drejtohet nga Edi Rama.
Ky ligj është kundërshtuar nga mediat, opozita dhe institucionet ndërkombëtare, duke e cilësuar si ligj që është kundër lirisë dhe shprehjes.