Vendimi sipas dëshirës politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës
– Nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot
Ervin Salianji: Siç ishte e pritshme, siç e kam deklaruar, siç e kemi deklaruar prej kohësh, një pretencë e shkruar, një vendimmarrje e parashkruar dhe e bërë gati kohë më përpara. As për sy e faqe nuk priti për ta dhënë apo për të marrë kohën e nevojshme pas provave që ne depozituam. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj, e pabazuare në prova, e pabazuar në fakte. E bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës dhe të akuzuar me lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend.
Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq edhe në vendimin e sotëm i cili i shërben drejtpërdrejtë vetëm karrierës së vet pas gjyqësore, për të hyrë në rrugën politike me Partinë Socialiste dhe për t’i shërbyer verbërisht shokëve të vet, të cilët e ka vënë.
Ka disa shkelje të qarta të cilat e bënin që ky vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më përpara. Dhe më kryesorja është që po ky gjyqtar në një çështje tjetër të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për një konflikt interesi. Ndërkohë që kemi kërkuar tre herë përjashtimin e tij dhe ka qëndruar për ti shërbyer verbërisht dhe në kundërshtim me ligjin PS dhe grupit të strukturuar kriminal.
Pa diskutim që nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot. Është e qartë fare që kanë tërhequr në llum edhe në një llucë të vogël këtu ku janë edhe ndihen komod, për të kontrolluar edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar të devijojnë të vërtetën për t’i shërbyer mafies. Pa diskutim që jo vetëm që nuk më trembin por më bën akoma, jashtë modestisë, më bën të privilegjuar që jam unë që jam në 50 procese gjyqësore me përfaqësues të Partisë Socialiste, përfshirë edhe procesin e sotëm.
Më bën që të jem më i motivuar, edhe më i fortë, edhe më denoncues edhe me emra konkretë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim dhe nuk më tremb aspak përveç parashikimit që ishte i saktë që fjala e kryeministrit dhe i përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të intimiduar opozitën duke krijuar një farsë politike dhe për ta kërcënuar se ky nuk është një kërcënim për burgosje, por është një kërcënim për karrierën politike të kujtdo që denoncon. Nuk ka asnjë diskutim që pjesë e drejtësisë së vjetër që janë këta dhe llumit në të cilin janë përfshirë dhe kanë mbetur në sistemin gjyqësor do të demontohen dhe çmontohen siç kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët e mëparshëm.
Së pari është apelimi, pa diskutim më pas ndjekja në çdo instancë gjyqësore dhe nëse vazhdohet me këtë situatë deri në Gjykatën e Strasburgut që të zbulohet tërësisht e vërteta.
E sigurt është që gjyqtari është shok me Xhafajn dhe bandat në këtë vend.
Sot i ka bërë një shërbim jo vetëm PS-së por vetë bandave sepse me vendimin e sotëm pushohet dhe mbyllet çështja për trafik narkotikësh ndaj Agron Xhafajt dhe shpërdorimi i detyrës ndaj Fatmir Xhafajt.
Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera.