BallinaAktualitetBasha: Zgjidhja e krizës, parakusht i përcaktuar nga Bundestagu për integrimin europian

Basha: Zgjidhja e krizës, parakusht i përcaktuar nga Bundestagu për integrimin europian

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe të ish-grupit parlamentar, tha se rruga që të që çon në zgjidhjen e krizës politike dhe në hapjen e negociatave me BE-në, është zbatimi i kushteve të Bundestagut dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.

Kreu i PD-së hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa tha se situata politike në vend po rëndohet, si pasojë e papërgjegjshmërisë së këtij të fundit.

Basha-pD1-675x450

Situata politike në vend po rëndohet çdo ditë e më shumë si pasojë e papërgjegjshmërisë në rritje të Edi Ramës.  Bundestagu na përcaktoi rrugën për të ecur përpara me axhendën europiane të vendit. Por integrimi nuk është në axhendën politike të Edi Ramës. Përkundrazi bllokimi i rrugës europiane të Shqipërisë është axhenda e tij. Ne këtë nuk mund ta pranojmë. Zgjidhja e krizës politike, ashtu si Bundestagu ka kërkuar, ashtu siç Rezolutat e Partive Popullore Europiane dhe Unionit Ndërkombëtar Demokratik kanë kërkuar, është prioritet për Partinë Demokratike. Zgjedhjet e parakohshme, parlamentare dhe lokale, janë e vetmja zgjidhje për krizën e rëndë kushtetuese dhe politike që po kalon vendi. Edi Rama nuk mund t’i fshihet këtij realiteti. Aksioni jonë në ditët në vijim duhet të jetë i fokusuar në këtë objektiv.”, – u shpreh Basha para dy organizmave vendimmarrës të partisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular