Këshilli i Lartë i prokurorisë ka emëruar Arben Krajën si drejtues të ri të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion ose siç njihet ndryshe si SPAK.
Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, ishin 3 prokurorët që garonin për kryesinë e SPAK-ut. Në mbledhjen për vendimin final, Dumani u votua me 4 vota pro nga Bazaj, Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani.
Për Arben Krajën votuan pro 6 anëtarë, Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla. KLP ka vendosur një sistem pikëzimi me 7 kritere për secilin kandidat, mënyrë e përdorur edhe në përzgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm.
Anëtarët kanë plotësuar një formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat.