BallinaUncategorizedIGJEUM jep alarmin: Reshje intensive shiu dhe rrezik për përmbytje, qytetet më...

IGJEUM jep alarmin: Reshje intensive shiu dhe rrezik për përmbytje, qytetet më problematike

spot_img
spot_img

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar pothuaj të gjithë territorin e vendit. Sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore,  përgjatë ditës së dielë priten reshje të dendura shiu tepër intensive në gjithë territorin.

Ajo që thekson IGJEUM në njoftimin e saj, është se nga llogaritjet e fundit që janë bërë, këto reshje shiu mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve, në lumenjtë e mëdhenj siç janë Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa.

Nga këto prurje mund të shfaqen probleme në përmbytje lokale, dhe urbane, në disa qytete kryesore në vend si: Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Ndërkohë probleme me reshjet e shiut, në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, ka shfaqur qyteti i Durrësit.

Njoftimi i IGJEUM:

“Sot pasdite (e shtunë, dt.21) dhe nesër (e diel, dt.22), priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
————————————————————–
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt.21) dhe (e diel, dt.22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufirit shtetëror në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.21) dhe nesër (e diel, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular