BallinaAktualitetMini Shengeni”/Aktivisti Aulon Kalaja: Aleatët e shqiptarëve janë Uashingtoni e Brukseli dhe...

Mini Shengeni”/Aktivisti Aulon Kalaja: Aleatët e shqiptarëve janë Uashingtoni e Brukseli dhe jo Moska e Beogradi

spot_img
spot_img

Një grup patriotësh dhe aktivistësh shqiptar zhvilluan një protetstë sot para një hoteli në kryeqytet, aty ku po mbahej takimi i tretë mes treshes Rama-Vuçiç-Zaev në kuadër të të  ashtuquajturës “Mini Shengeni Ballkanik”.

Një prej iniciatorëve të kësaj proteste ishte dhe aktivisti Aulon Kalaja, i cili këtë nismë e cilëson si një nismë për një “Jugosllavi të Re”.

Duke shpërndarë disa foto nga kjo protestë në rrjetet sociale, Kalaja i drejton disa pyetje kryeministrit Rama se: Si ka mundësi që prej 7 vitesh që ti drejton Shqipërinë, njohjet e Kosovës kanë rënë nën 0?! Cili është mendimi i ShBA-së dhe BE-së në lidhje me këtë lëvizje?

Kalaja shprehet se “Aleatet startegjik te shqiptareve nuk mund t’i vendose ne koken e vet nje politikan i perkohshem. Ato i ka vendosur me kohe populli shqiptar, qe jane Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska e Beogradi.”

Postimi i plotë:

Sot, me 21 dhjetor, protestuam perballe “Hotel Rogner, aty ku u zhvillua takimi i trete per “Mini-Shengenin Ballkanik”, midis Rama-Vucic-Zaev, e qe per ne, nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re”. Qe ne krye te heres e kemi kundershtuar kete projket qe e orineton atdheun tone nga lindja dhe jo nga perendimi, sic eshte endra e kaheshme e shqiptareve. Ne kushtet kur Kosova nuk eshte pjese e ketij takimi, Rama do te duhej te terhiqej nga kjo aventure. Ai nuk eshte konsultuar me askend dhe i paautorizuar nga askush. Po ndjek nje axhende personale per kredo politike. Ne vend qe te merej me familjet qe po jetojne ne cader nga demet e termetit katastrofik te 26 nentorit, vazhdon me “show”, i tepert ne kete situate kritike qe po kalon Shqiperia.
Protesta jone, erdhi pas tryezave te diskutimit qe me heret kish organizuar me intelektuale dhe patriote shqiptare, qe nga date 19 tetor ne Tirane, e me pas ne Shkoder, Elbasan, Gjakove, Fier, Pogradec, Kukes, Berat, nderkohe qe benim tryezen e Vlores, ra termeti me 26 nentor dhe ne nderpreme rrjedhen normale te tryezave dhe dolem ne terren per te ndihmuar familjet shqiptare te prekura nga terneti. Kete pune po bejme prej 25 ditesh.
Zoti Rama! Si ka mundesi qe prej 7 vitesh qe ti drejton Shqiperine, njohjet e Kosoves kane rene nen 0?! Cili eshte mendimi i ShBA dhe BE ne lidhje me kete levizje tenden per “Mini Shengenin Ballkanik”?! Aleatet startegjik te shqiptareve nuk mund t’i vendose ne koken e vet nje politikan i perkohshem. Ato i ka vendosur me kohe populli shqiptar, qe jane Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska e Beogradi.
Protesta jone paqesore dhe patriotike qytetare kishte si synim, kundershtimin e shitjes se Kosoves ne tavoline dhe interesave te kombit shqiptar.
Duhet theksuar se protesta nisi me perplasje qe u provokuan nga policia, duke na dhunuar, teksa grupi organizator i protestes vendoste flamujt kombetar tek shtatorja e Ismail Qemalit. U kercenuam me shoqerim ne komisariat, megjithese policia kishte mare njoftim dhe kish mare angazhim per mbarevajtjen e protestes, por me urdher te Rames, gjerat ndryshuan. Nje aktiviste e jona u dhunua dhe rrezuan ne toke, ndersa aktiviste te tjere duruan dhe lojen me dore te kalecave te Rames.
Ne nuk harrojme. Ne jemi ne kembe per te cuar ne vend amanetin e te pareve, se Kosova eshte gjaku yne i shtrenjte qe nuk falet. Do na kesh perballe per te te kujtuar shprehjen epokale:
“Per shqiptaret dielli lind ne perendim”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular