BallinaKryesoreAkuza e studiuesit/E kaluara e Arben Krajës si hetues nuk është verifikuar

Akuza e studiuesit/E kaluara e Arben Krajës si hetues nuk është verifikuar

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Vetëm pak ditë para se të dilte para trupës së Vettingut ku do të jepej vendimi për pastërtinë e figurës dhe të ardhurat, Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë ka dhënë dorëheqjen.

Sipas asaj që raporton Tirananews, Kana, e cila është edhe bashkëshortja e anëtarit të KQZ-së Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj në Gjykatën e Lartë si dhe nga ndjekja e studimeve në Shkollën e Magjistraturës. Por ky veprim i saj nuk ishte i papritur.

Ish-Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana do të pësonte më 7 tetor edhe humbjen e parë në ballafaqimin e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ky i fundit i rrëzoi kërkesën për përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine nga gjykimi i dosjes dhe figurës së saj gjatë procesit të vettingut.

Duke e konsideruar relatoren të njëanshme në atë që ajo e quajti “ulje radikale të të ardhurave dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimeve”, Kana ngriti dyshime për ndikim politik të relatores në qëndrimin ndaj saj.

Pretendimi i subjektit të rivlerësimit për ndikim politik në qëndrimet e relatores Pine lidhej me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kana e mbështeti kërkesën e saj për përjashtimin e Pines edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës si dhe të ardhurat e saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular