BallinaUncategorizedFOTOT/ Ish-e dashura e deputetit i vë flakën debatit "Antishpifje", vendos "censurën"...

FOTOT/ Ish-e dashura e deputetit i vë flakën debatit “Antishpifje”, vendos “censurën” sipër gjoksit dhe …

spot_img
spot_img

Iva Aliko: Jam kundër paketës, e shoh si presion ndaj medias e fjalës së lirë

Kalimi për votim në Kuvend i paketës antishpifje ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përmes memeve debati ka marrë përmasa të tjera në rrjetet sociale.

Gazetarët protestuan para selisë së Kuvendit kundër kalimit të paketës antishpifje, nën sloganin “Mos na prek fjalën”, ndërkohë që nuk kanë qëndruar indiferentë edhe personazhet e showbizz-it.

 

Modelja Iva Aliko, që njihet si ish-e dashura e një deputeti në Kosovë, ka ndezur edhe më shumë debatin duke postuar një foto topless që i shkon situatës, pasi këtë herë vendos të mbulohet me fjalën ‘censurë’ sipër bustit.

Për qëndrimin e saj kundër paketës antishpifje, fotot nudo që realizon çdo dimër në prag festash dhe të dashurin që ka në krah, ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke postuar një foto, ku mbulon me ‘censurë’ pjesën intime të bustit. A është kjo një simbolikë për projektligjin antishpifje, ashtu siç menduan ndjekësit e tu dhe çfarë qëndrimi mban ti në këtë rast?

Iva Aliko: Në fakt, ajo foto ku është mbuluar me ‘censurë’ pjesa e bustit është realizuar spontanisht dhe nuk ka fare të bëjë me projektligjin antishpifje, nuk më pëlqen t’i ngatërroj fotot e mia artistike me politikën, aq më tepër një projektligj i tillë, që mendoj se është një presion ndaj medias dhe fjalës së lirë. Kështu, për mendimin tim nuk duhet të miratohet, sepse nuk sjell asnjë kontribut, por vetëm një dezinformim.

Ku ndahet dhe bashkohet e vërteta jote lakuriqe me një foto lakuriqe?

Iva Aliko: Ka një ndryshim goxha të madh ndërmjet një të vërtete lakuriqe dhe një fotoje lakuriqe. Fotoja lakuriqe sjell një pjesë artistike të asaj që do të paraqesësh, ndërsa një e vërtetë lakuriqe tregon atë çka është individi në të vërtetë. Mendoj se janë dy gjëra krejt të ndryshme, ajo e një fotoje dhe ajo e një realiteti. Në rastin tim, në foto një femër seksi, moskokëçarëse, egzibixioniste, duke realizuar ato çfarë kërkon fotografi. Ndërsa në jetën e përditshme, një njeri i thjeshtë, me personalitet të fortë dhe e brishtë.

Ti gjithmonë e pret Vitin e Ri topless apo nudo. Çfarë të bën ta kthesh zhveshjen në stilin tënd personal, edhe pse dimër?

Iva Aliko: Viti i Ri, faktikisht, më ka gjetur gjithmonë me disa foto topless. Fotot kanë ardhur natyrshëm e jo në një stil të mirëmenduar.

Si i pret festat e fundvitit dhe do t’i kalosh single, apo e dashuruar?

Iva Aliko: Këto festa do t’i kaloj e dashuruar me veten, familjen dhe personin që kam në krah.

Çfarë dëshire pret të të realizohet në vitin 2020?

Iva Aliko: Pres të realizoj jo vetëm një, por disa dëshira dhe projekte që nuk kam mundur t’i realizoj në vitin që po lëmë pas, nuk preferoj t’i tregoj përpara kohe, sepse jam pak supersticioze te kjo pjesë dhe mendoj se po i tregova përpara kohe, nuk më realizohen.

Sa e ke buxhetin vjetor të shpenzimeve, pra sa shpenzon për t’ia kaluar siç do ti?

Iva Aliko: Buxheti im vjetor i tejkalon pak shpenzimet e një jete normale. Nuk më duket etike të përmend shifra konkrete, por shpenzimet janë paksa të kripura. 

/KLOTILDA HARKA/ Panorama Plus

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular