BallinaSportJAVA E 17-të/ Front i ngjeshur për titullin kampion, Kukësi nuk lëshon...

JAVA E 17-të/ Front i ngjeshur për titullin kampion, Kukësi nuk lëshon vendin e parë, Tirana ngjitet në podium

spot_img
spot_img

Teksa u mbyll dhe java e 17-ë e këtij sezoni në kampionatin shqiptar, Kukësi arrin ta mbyllë 2019 në krye të klasifikimit me 31 pikë. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim me Skënderbeun në Korçë 1-1, të cilët arritën t’i prisnin hovin nënkampionëve të Shqipërisë.

sfidaaaa

Një periudhë pozitive ka qenë dhe për Bylisin, i cili arriti të ngjitej në vendin e dytë pas fitores 1-0 me Luftëtarin. Me gjithë problemet e gjirokastritëve, ballshiotët arritën të merrnin një 3-pikësh të vlefshëm në shtëpi duke u ndarë vetëm me 1 pikë nga kryesuesit e Kukësit.

Tirana ka kryer përmirësim të jashtëzakonshëm në 3 takimet e fundit. Pas fitores së parë në derbi pas 6 vitesh me Partizanin, bardheblutë nuk hodhën hapa fals as me Flamurtarin si dhe ia dolën të merrnin maksimumin në fushën e vështirë të Laçit duke triumfuar me dopietën e Ernest Muçit 1-2. Me 28 pikë në klasifikim, Tirana e sheh tashmë veten në frontin e luftës për titullin kampion.

 

E mbyll me frymëmarrje Partizani 2019 duke fituar minimalisht përballë Vllaznisë 1-0. Pavarësisht shkarkimit të Frank Lerdës, kampionët në fuqi të vendit arritën të merrnin fitoren pas 3 ndeshjeve për t’u harruar. Të kuqtë qëndrojnë në vendin e katërt në kampionat me pikë të barabarta me rivalët e përjetshëm të Tiranës, por me golavarazh më të mirë të bardhebluve.

Humbet ndjeshëm terren Laçi në renditje. Me dy humbjet e fundit, kurbinasit zbresin në vendin e pestë në kuotën e 25 pikëve.

Dështimi i skuadrës së Armando Cungut në shtëpi i jep mundësi Teutës të arrijë me pikë Tiranën dhe Partizanin. Durrsakët duhet të presin ditën e nesërme për të luajtur në Vlorë përballë Flamurtarit pasi kushtet e rënduara atmosferike e bënë të pamundur zhvillimin e takimit mes dy skuadrave bregdetare.
Vllaznia nuk lëviz nga vendi i shtatë i kampionatit teksa i jep mundësi Skënderbeut me barazimin me Kukësin 1-1 të largohet nga fundi i tabelës.

Nuk ndryshon asgjë për Luftëtarin dhe Flamurtarin. Vlonjatët do të kërkojnë nesër fitoren e parë në këtë sezon pasi kanë marrë njërën prej pagave të prapambetura, por dhe në rast fitoreje ndaj Teutës nuk sjell asnjë ndryshim në klasifikim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular