BallinaAktualitetE shkarkuan me një rresht tekst/Zv/ dekani i Inxhinierisë: Më kthyen nga...

E shkarkuan me një rresht tekst/Zv/ dekani i Inxhinierisë: Më kthyen nga rruga, mund të kem ….

spot_img
spot_img

Shkarkimi nga detyra e Zevendësdekanit të Inxhinierisë së Ndërtimit i erdhi në mënyrë të befasishme inxhinierit Agim Seranaj.

Profesori i inxhinierisë i cili denoncoi në media problemet e konstatuar në terren pas tërmetit të 26 nëntorit tregon  në ABC-n e mëngjesit ku flet për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si e mori vesh lajmin.

“Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën e tij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, tregon Seranaj.

Seranaj nuk di të thotë saktësisht se çfarë e ka shtyre Dekanin Neritan Shkodrani ta shkarkojë pa motiv, megjithkëtë nuk përjashton mundësinë se mund ti ketë shkelur dikujt në kallo.

“Ka mënyrë të punuar pasiv dhe aktiv. Ka nga ata që mirpëresin ti përfshish, por ka nga ata si unë që nuk durojnë të presin jam aktiv, dhe këtu ndoshta ka ndonjë element që të jetë turbulluar ndonjëri”, u shpreh ai.

Ndërkohë profesori i inxhinierisë i tregon Enkel Demit se me vendimin e shkarkimit shefi i tij nuk ka ndjekur proceduren.

“Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, tha ai.

Një ditë para shkarkimit nga detyra e zevendës dekanit të Inxhinierisë, Seranaj me një grup kolegësh i dërguan Kryeministrit dhe Presidentit sugjerimet e tyre për menaxhimin e situatës pas tërmetit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërsa presin reagimin institucional inxhinieri ka një këshillë për qytetaret që iu janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës.

“Të mos lejojnë ndëryrje në objekt nëse nuk ka një leje të aprovuar rnga shteti”, theksoi Seranaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular