Këshilli i Qarkut i Peshkopisë ka vendosur t’i akordojë titullin “qytetar nderi” pas vdekjes Haxhi Lleshit, një nga themeluesit e Partisë Komuniste shqiptar, Kryetar i Kuvendit Popullor, ministër i Brendshëm, deputet gjatë gjithë periudhës së diktaturës dhe mbajtës i një sërë posteve të tjera.
“Tragjikomik, grotesk, turpërues e anakronik akti i dhënies së titullit “Qytetar nderi” për tiranozaurin e komunizmit Haxhi Lleshin nga bashkia e Peshkopisë! Haxhi Lleshi, ish-vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajtur NÇL dhe Kryetar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për “Qytetar turpi!”. Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha! Bravo! Kështu shkohet drejt BE dhe vlerave të saj! O turp, ku e ke skuqjen!”, shkruan ai.
Më herët gjatë ditës, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e konsideroi një turp historik vendimin, duke kërkuar anulimin e tij.