BallinaBotaQeveria italiane thjeshtëzon leje qëndrimet për emigrantët minorenë të pashoqëruar

Qeveria italiane thjeshtëzon leje qëndrimet për emigrantët minorenë të pashoqëruar

spot_img
spot_img

Qeveria italiane ka aprovuar vendimin për thjeshtëzimin e normativës së pajisjes me leje qëndrimin në Itali për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave, ekzekutivi i kryeministrit Giuseppe Conte miratoi ndryshimin e rregullave për lejet e qëndrimit të minoreneve të pashoqëruar dhe konvertimit të tyre në moshë madhore.

Këto ndryshime që priten të dekretohen nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella parashikojnë lëshimin e 2 tip leje qëndrimesh për emigrantët minorenë të pashoqëruar; leje qëndrimi e posaçme e identifikuar “për moshë të mitur” me kohëzgjatje deri sa të mbushin moshën madhore me mundësi konvertimi të saj, dhe leje qëndrimi për motive familjare në rast se i mituri merret në mbrojte apo nën kujdesjen e një qytetari italian ose i huaj me të cilin jeton rregullisht.

Këto dy tipe leje qëndrimi i lejojnë emigrantit minorenë të pashoqëruar, të kryej një rrugë formative që do t’i lejoj të hyjë më pas në sistemin italian të punës.

Pas mbushjes së moshës madhore më bazë të dekretit legjislativ 286 i 2 korrikut 1999 mund të kryejnë konvertimin e kësaj leje qëndrimi për motive punësimi.

Deri më tani emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali pajiseshin me një leje qëndrimi të përkohshme, për të lejuar kryerjen e hetimeve për identifikimin e familjarëve të tyre në vendin e origjinës e deri në organizimin e riatdhesimit të asistuar.

Numri i emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali ka shënuar një rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por me një reduktim gjatë vitit 2019 ku është shënuar dhe një ulje konstante e fluksit të përgjithshëm të emigrantëve.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 30 qershor të 2019 në Itali janë të regjistruar 7272 emigrantët minorenë të pashoqëruar,  që shënon një reduktim me 44.7% me një vit më parë ku numri i tyre deri më 30 qershor 2018 ishte 13.151,  dhe 59.3 % më pak se sa viti 2017 ku rezultonin 17.864  minorenë të pashoqëruar.

Por nëse në kuadrin e  përgjithshëm ky fenomen shënon një përmirësim, pasi numri i minorenëve të pashoqëruar vjen çdo vit e reduktohet në Itali, krejt ndryshe paraqitet situata për ata me kombësi shqiptare e kosovare.

Deri më 30 qershor 2019 në Itali në strukturat që strehojnë emigrantët minorenë të pashoqëruar janë regjistruar 1 662 shqiptarë  që përbëjnë 22.9% ndër 7272 që është numri i përgjithshëm i tyre.

Pas shqiptarëve renditen minorenët e ardhur nga Egjipti, Pakistani, Bregu i Fildishtë, Gambia, e Guinea.

Minorenët e ardhur nga Kosova rezultojnë të jenë 377 e renditen në vendin e shtatë në këtë raport.

Analizimi i të dhënave të raportit konfirmon se për të dytin vit radhazi  2018, 2019, minorenët e pashoqëruar shqiptarë mbajnë vendin e parë me numrin më të lartë ndër të gjithë minorenët e kombësive të tjera tjerë.

E viti 2019 shënon rekordin absolut të numrit të tyre në krahasim me vitet e mëparshme.

Më vitin 2017 minorenët e pashoqëruar shqiptarë në Itali  ishin 1639 e renditeshin në vendin e katër pas atyre të ardhur nga Egjipti, Gambia e Guinea.

Në vitin 2018 numri i minorenëve shqiptarë kaloj në vend të parë  me 1517 duke lënë pas minorenët nga Gambia, Egjipti e Guinea.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular