Shkuan për një jetë më të mirë në Francë bashkë me familjen e tyre, por dy fëmijë të vegjël nga Kosova gjetën vdekjen në mënyrë tragjike.
Tragjedia ndodhi në lumin Le Moingt, ujërat e së cilës janë fryrë kohët e fundit për shkak të reshjeve të dendura.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit.
Sipas deklaratave, në ujë përfundoi fëmija më i vogël, ndërsa motra u përpoq ta kapte por përfundoi edhe ajo në rrjedhën e ujit. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ringjallte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën menjëherë në zonë por nuk mund të bëjnë asgjë.
Nëna, në shok, u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim, dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.