BallinaIntervista“S’ka pasur zgjedhje, por votime”, Bujar Vreto: Ju rrëfej Librazhdin e braktisur...

“S’ka pasur zgjedhje, por votime”, Bujar Vreto: Ju rrëfej Librazhdin e braktisur nga qeveria dhe qëndresën opozitare

spot_img
spot_img

Bujar Vreto, kreu i opozitës në Librazhd, është ndër të rinjtë krerë të PD të zgjedhur nga anëtarësia pas rënies se pushtetit të qeverisë së djathtë. Erdhi në një moment të vështirë në një zonë ku e majta kishte dhe ka një nga drejtuesit kryesor të saj, numrin dy të PS, Taulant Ballën. Ndonëse një zonë e vështirë, z.Vreto dhe dega e PD bëri të pamundurën për të bërë një opozitë konstruktive, alternative, por nuk ka harruar të denoncoj çdo afër korruptive në nivel lokal dhe qendror kur ka ndodhur ne Librazhd.

Kreu i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto është mjaft aktiv. Ai shihet që shkoj personalisht nga një fshat në tjetrin për të takuar bashkëqytetarët e tij, ndan më to të mirën dhe të keqen, por dhe denoncon pa frikë, më kurajë çdo pakënaqësi qytetare dhe skandal institucional. Zoti Vreto është aktiv në rrjete sociale, media dhe nuk nguron as një sekond të denoncoj malin e afërave të qeverisjes së Rilindjes në të dyja nivelet e drejtimit si dhe paraqesë dhe alternativën e tij se si gjerat mund të bëhen më mirë Librazhd.

Në një intervistë për startnews.al, z.Vreto flet për 5 vitet e drejtimit të degës së PD në Librazhd, arritjet e të bërit opozitë ndaj keqeverisjes lokale dhe qendrore, sa kanë qenë të lirë librazhdasit të zgjedhin, cilat janë problematikat me të cilat janë përballur librazhdasit të cilat dhe i ka konstatuar në terren, si dhe sa është e gatshme në një garë të ndershme dega e PD të fitoj zgjedhjet. Ja çfarë thotë Bujar Vreto….

 

 

Keni 5 vjet në krye të PD-së  Librazhd. Cilat janë vështirësitë me të cilat jeni përballur?
Mirdita dhe faleminderit që më jepni mundësinë të shpreh mendimet, referuar pyetjeve që ju po më drejtoni. Pyetja juaj ështe e drejtpërdrejtë por shumë komplekse dhe kjo më detyron që edhe unë të jap një përgjigje të drejtpërdrjetë dhe jo diplomatike.
Përgjigjen time  do e ndaj në tre apo katër pjesë. Së pari, unë erdha në drejtimin e Degës së PD-së Librazhd nga votat masive që delegatët e kuvendit 12-të më besuan më 18 Qeshor 2014 në  mes të 7 kandidatëve, kjo votë më bëri të reflektoj thellë dhe të jem i qartë në konceptet e mia mbi drejtimin e Degës së PD-së si edhe  në bashkëpunimin me faktorët, aktorët, kontribuesit, ish-të perndjekurit, pronarët, militantët dhe intelektualët për të krijuar bindjen dhe besueshmerinë se opozita po konsolidohej dhe ishte më të vërtete një alternativë e qartë për t’u ballafaquar me qytetarët në zgjedhjet që po afronin. Unë me një përvojë të gjatë në këtë forcë politike e njihja strukturën në çdo qelize dhe vendosa të jem i hapur për çdo sfide, si brenda PD-së ashtu dhe me kundërshtarët politikë.
Së dyti, unë isha i vetëdijshëm edhe për  mendjen djallëzore të Taulant Ballës për të manipuluar duke hedhur baltë mbi drejtuesit e rinj të PD-së dhe të krijohej bindja tek lidershipi qendror se Librazhdi nuk ka drejtues lokalë në PD.
Për mua gjithçka ishte e qartë, por problem ishte që me çdo kusht duhej të bashkoja faktorët dhe të minimizoja frymën përçarëse brenda radhëve që shpërndahej në bazë.
Së treti,veshtirësitë u thelluan akoma më shumë kur pushteti represiv miratoi nje hartë të re territoriale, e tëra kjo në funksion të rilindjes dhe aspak funksionale për shërbimet ndaj qytetarëve.
Kjo situatë e plogësht, kakofonike u vështiresua më shumë pas vendimit për zgjedhje në mes mandatit (viti 2016) në 22 degë të PD-së, dhe njera prej tyre ishte dega Librazhd.
Isha shume i shqetësuar për situatën por jo i papërgatitur dhe kjo më bëri më shumë të vendosur që të vazhdoja se e vërteta do dilte dhe çdo kush që ishte bërë pjesë e lojës së pistë do merrte ndëshkimin politik në kohën e duhur dhe koha nuk vonoi  e verteta doli dhe “taulantëve” baltaxhinj , balta e hedhur u ra mbi fytyrë. Së katërti, jemi përballur me kushte mizerabel në ringritjen e strukturave të partisë dhe konsolidimin e tyre, pasi pushteti dhe ligësia e rilindasve penalizonin drejtuesit tanë (me largime nga puna, ndërprerje të ndihmës ekonomike, mohimin dhe mosdhënien e shërbimeve në zyra, dhunim nëpërmjet policisë dhe shumë forma të tjera) dhe gjithmonë, kemi ndjerë keqardhje për ndëshkimet që ju bëheshin demokratëve dhe njerëzve të lirë që merrnin pjesë në protesta apo çadrën e lirisë, shumë ishin skeduar dhe herë pas here thërriteshin nga sigurimsat e policisë. Shumë të rënda kanë qenë arrestimet e demokratëve kohë pas kohe por më i vështirë dhe i pamoralshëm ka qenë arrestimi i 36 personave nga policia e Librazhdit, për faktin e vetëm se protestuan në mbrojtje të kushtetutës më13 Qeshor 2019 dhe nga këta 36 vetë 7 u ndaluan në qelitë e Elbasanit dhe me pas 4 u dërguan në burgun e Peqinit me vendim Gjykate (arrest me burg), ku njeri ndër ta isha unë dhe u liruam me (detyrim paraqitje) pas 21 ditësh nga Gjykata e Apelit Durrës.Vështirë dhe shume keq ndihesha kur pasqyroja aktivitetet e ditës në facebook dhe më merrnin në celular apo më shkruanin, aman fshije foton se po më heqin nga puna, kemi marrë kërcënime etj.

 

 

Cilat konsideroni arritjet tuaja në të bërit opozitë ndaj keqeverisjes lokale dhe qendrore?
Para se ti përgjigjem pyetjes, dua të flas pak për situatën brenda PD-së. Unë erdha me energji pozitive në drejtimin e PD-së dhe vazhdoj me të njëjtin ritëm por tashmë më i konsoliduar sepse e njoh situatën shumë mirë.Në vitin 2014 sapo mora detyrën e kryetarit, mora mbështetjen e kryesisë për rikostruksionin tërësor të zyrave (një premtim ndaj demokratëve), nuk më ndalën as skeptiket,as dashakeqësit dhe për dy muaj selia ishte funksionale, e areduar nga brenda dhe e mrekullueshme nga jashtë me një fasadë perfekte në arkitekturë.U angazhuam në takime me ish drejtuesit e PD-së ndër vite si dhe ish-funksionarët e institucioneve apo të zgjedhurve lokalë që përfaqesonin këtë forcë politike, vazhduam kontaktet në terren me demokratët dhe grupet e interestit, rinovuam strukturat ku kishte nevojë, bëmë thirrje të bashkudhëtonte me ne çdokush që kishte qenë, qoftë edhe  një orë me PD-në si dhe për antarësime të reja sidomos të rinjtë, këto lëvizje na mundësuan të kuptonim situatën në terren dhe të kthenim besimin tek njëri-tjetri dhe me pas tek qytetarët sepse koha ishte në disfavor pasi 1 vit kishim në opozitë me pushtetin qendror dhe akoma vazhdonim të qeverisnim pjesën më të madhe të pushtetit lokal.
Tani po kthehem tek pyetja, unë dhe stafi që sot drejtojmë PD-në e Librazhdit, por jo vetëm, çdo anëtar por dhe njerëz të lirë kanë bërë maksimumin e mundshëm për denoncimin e të gjitha aferave korruptive të sharlatanëvë që sot drejtojnë institucionet me votat e vjedhura. Për denoncimet ndoqëm një praktikë të lodhshme, me kosto por eficente dhe konkretisht, informoheshim,  nuk e publikonim pa e prekur vetë në terren si dhe kemi shfrytëzuar mbledhjet e këshillit sy me sy dhe ballë për ballë, foltoren e parlamentit me ane te deputetit z. Endri Hasa, mediat, dhe faqen e facebook dhe kjo e fundit ka qenë arma jonë  më e fortë prej 5 vjetësh. Ne kemi denoncuar korrupsionin e bërë me kanalet vaditëse që prokuroheshin shuma të mëdha parash dhe nuk shkonin në destinacion pra grabiteshin, uji vaditës gjatë muajve të verës nuk shkonte për vaditje dhe të mbjellat shkonin dëm por përdorej nga HEC-et kundrejt ryshfetit që merrnin komitetsat, rrugët rurale janë shndërruar në rrugë traktorësh sepse fondet e miratuara për mirëmbajtje grabiten, investimet në shkolla apo qendra shëndetësore janë për të ardhur keq,por dhe aty ku janë kryer rikonstruksione ,shuma është sa tre apo katërfishi i vlerës reale, qendra e qytetit dhe fasadat edhe pse jane harxhuar shuma të mëdha kanë filluar të shkatërrohen dhe kjo nga puna pa cilësi sepse paratë janë poshtë dyshekëve të atyre që i kanë marrë në dorëzim apo kanë dhënë tenderat. Kemi denoncuar për mësimdhënësit që në zonat e thella shkojnë në mësim në orën 10 dhe ikin në 12, punësimin e militantëvë me orë në arsim dhe per kete shkak numri i mesuesve eshte me i madh se struktura (si rrjedhoje kane mbetur mesuesit tani pa paga dhe transporti ka 1 vit qe nuk paguhet), rritjen fiktive të familjeve me ndihmë ekonomike që janë pjesë e rilindjes, shtimin e strukturës së punonjësve në “komitetin ekzekutiv” që rrinë nga 10 vetë në zyrë dhe s’dinë cfarë pune kanë por presin fundin e muajit për të  marrë rrogat, uzurpimin e pronës publike duke e dhënë në perdorim klientelës së tyre pa marrë parasysh ankandet apo ish-pronarët të cilët mbeten dyerve të gjykatave. Kemi qartesuar per publikun, mashtrimet e mëdha me fshatrat turistike, prerjen e paligjshme të pyjeve edhe pse në fuqi është moratoriumi prej vitit 2016, mbjelljen e hashashit në zona të caktuara si dhe braktisjen e trojeve dhe largimin e të rinjve por dhe të moshave të tjera përtej kufirit. Denoncime madje dhe mediatike kemi bërë për mbetjet të cilat digjeshin në qendrat e banuara vetëm se paratë për transportin e tyre vidhen nga kadiu,nuk kemi heshtur për shkatërrimin e faunës dhe florës nga përdoruesit e Hec-eve që nuk zbatojnë ligjin i cili qartë thotë që 30% e ujit duhet të jetë i rrjedhshëm në çdo kohë në shtratin e lumenjve, subvensionet nuk kanë shkuar tek fermeri por janë përvetësuar nga larot e pushtetit, tenderat janë dhënë pa garë dhe të gjitha nën vlerën e plotë. Unë ju thash disa por ky pushtet i vjedhur ka grabitur gjithçka dhe paraja është në dorën e dy apo tre personave se të tjerët janë ngopur me ndonjë kockë që në fakt edhe kocka ështe e majme, sikurse dhe ndodhi me fushën e sportit (paratë shkuan në xhepa dhe puna u bë nga punëtorët e pastrim gjelbërimit me punëtorët e rrugëve rurale). Situata është kaotike, investimet janë bërë në disproporcion të plotë me zonat rurale dhe këtu në qytet jane vjedhur..

 

Rezultate zgjedhore sa të kënaqshme kanë qenë për ju dhe a kanë pasqyruar ato realitetin ne terren. Pra sa të lirë kanë qenë librazhdasit të zgjedhin?
Pyetja juaj qartësisht e pastër, kërkon përgjigje të drejtpërdrejtë dhe shteruese pasi ka patur mjaft aludime si brenda strukturës, ku shumica e shëndoshë kërkonte të vërtetën, disa individë penetronin për qëllime objektive apo subjektive, por  dhe opinionin publik duhej sqaruar  pasi  shpesh herë gjendeshe përballë fakteve manipulative nga faktorë të ndryshëm. Unë në këndvështrimin tim personal por dhe të drejtuesit politik të opozitës në Librazhd, nuk jam pajtuar me rezultatet zgjedhore të vitit 2015 por as të vitit 2017-të,  pasi ato kanë qenë tërësisht të manipuluara. Ky rezultat nuk ishte vullnet i popullit. Unë bashkë me stafin analizuam qartësisht shkaqet sepse de jure kishte ardhur ky rezultat. Rilindja ushtroi terror në çdo qelizë tek popullata me ideatorin Taulant Balla, punësime pa kriter shtuan numrin e mësueseve fiktivisht me orë dhe definitive, larguan nga puna shume mësues dhe punësuan  vetëm militantë, tek elektriku, mbi 20 punonjës sidomos në zonën elektorale 52 (Bashkia Librazhd ), tek ujësjellësi dhe në institucione të tjera vetëm për fushatë. U ushtrua dhunë tek atministrata duke vënë në levizje drejtoret e institucioneve, gjithë punonjësit e administratës të çdo niveli, u dha urdhër të mos marrin pjesë në takimet e PD-së asnjë punonjës. Ushtruan presion që intelektualët anëtarë të PD-së që janë në administratë të mos jenë pjesë e fushatës dhe mos emërohen komisionerë apo numërues, si dhe u munduan me çdo kusht nëpërmjet njerëzve që janë afër PD-së të zbulojnë komisionerët dhe planet tona për fushatën, objektivi i tyre ishte të kompromentonin komisionerët apo t’i largonin ata nëpërmjet dhunës verbale dhe fizike, kjo bëri që lista përfundimtare të paraqitet në limitet e kohës që lejon ligji. Shpërndarja e mjeteve monetare (para, euro,dollarë) apo ushqimore për familjet me shumë votues, tek romët, tek gratë e divorcuara, tek të parët e fiseve. Hoqën asistencat apo ndihmën ekonomike për personat që mbështesin PD-në dhe shtuan në lista shumë e shumë familje të tjera duke iu lidhur ndihmë ekonomike (nga 1900 familje që ishin u shtuan në  3300). Kërcënonin personat që kanë objekte pa leje dhe në proces legalizimi se nëse mbështesni PD-në nuk do legalizohet dhe do kenë fatin e shkatërrimit nga INUK. Kërcënuan biznesin me tatim-taksat si dhe çdo tregtare ambulant. Dërguan makineri të rënda dhe fillonin punimet në rrugë pa tenderuar apo ndjekur proceduara ligjore. Represion i pa parë në çdo drejtim, ushtruan presion tek ish-drejtuesit tanë të tetë viteve që qeverisi PD dhe ju kanë thënë se do ju hapim letrat nëse mbështesni kandidatët e PD-së dhe do ju konfiskojmë pronat tuaja, kanë bërë presion mbi drejtuesit e pushtetit vendor si tek Kryetarët e komunave ashtu edhe tek punonjësit, me pak fjalë ata arritën dhe neutralizuan një pjesë të ish-drejtuesve tanë, ashtu edhe kryetarët aktualë të komunave. Mblodhën kartat e identitetit në shumicë tek njerzit e djathtë në këmbim të parave, kjo ishte një skemë mjaft e rrezikshme sepse edhe mund të votonin të tjerë në emër të tyre por edhe nuk shkonin në votim sepse kishin marrë paratë. Policia e shtetit në çdo rast vepronte si shtojcë e rilindjes,duke bërë ndalime të individëve me reputacion.
Zgjedhjet nuk kanë pasqyruar realitetin as në vitin 2017 e them me bindje se zgjedhjet janë manipuluar dhe është tjetërsuar rezultati nga administratë dhe paratë e drogës. Tjetërsimi i votës natyrisht ka një kosto të lartë si për banorët ashtu edhe për PD-në, për banorët sepse nuk e votuan këtë qeveri kriminale, hashashi, kleptokratë  dhe mafiozë që platforma dialoguese me qytetarët ishte, tenxherja, kusia, tepsia dhe timoni dhe për PD-në që nuk arritëm të mbajë entuziazmin e çadrës së lirisë dhe ta përkthente marrëveshjen e 18 majit 2017 si forcën e qëndresës të demokratëve për një votim të lirë dhe demokratik. Përfundimisht dua të them se në Librazhd nuk ka patur zgjedhje por votime me votues të imponuar, prandaj mospjesëmarrja në votimet e 2019 ishte më se e drejtë sepse votat do vidheshin dhe ne do ishim mburoja e legalizimit të tyre tek faktori ndërkombëtar dhe hajdutët do vidhnin të qetë me një opozitë  të emëruar.

 

Në takimet që keni pasur në terren me qytetarët, cilat kanë qenë ankesat e tyre konkrete për zonën, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme?
Banorët e qytetit, të rrethinave por dhe të zonave të thella, janë me probleme të mëdha dhe me e keqja tek ta ka humbur besimi, është vrarë shpresa dhe mendja e tyre është si të largohen një ditë e më parë nga pronat e trashëguara dhe të vëna me punë të ndershme. Pasojat e kësaj gjendje katastrofike kanë filluar herët, që nga viti 1944, u thelluan kur prona u kolektivizua dhe paraja shkonte për ndërtim bunkerash, tunelesh, blerje armatimesh dhe rekrutim ushtarakësh, me vetëdije të thellë pushteti komunist, shkatërroj familjen, pronën dhe vrau intelektualizmin por vitet kaluan dhe erdhi demokracia që ktheu shpresën dhe rivitalizoi energjitë se e ardhmja do jetë më e mire. Në fakt ashtu ndodhi lëvizja e lirë brenda vendit por dhe emigracioni në rrugë të ndryshme sollën zhvillim, ky ritëm po ndiqej dhe nga qeveria demokratike duke bërë investime në infrastrukturë që të krijionte mundësinë e zhvillimit rural. Investimet ishin të shumta dhe në fusha të ndryshme me prioritet të qartë për përmirësimin e jetës të njerëzve por dhe hapjen e mundësisë së punësimit në tokat e tyre dhe minimizimin e largimeve për pamundësisë e të jetuarit, filluan dhe emigrantët të ktheheshin dhe të rivitalizonin kapitalet e tyre. Por në pushtet erdhën këta që mos ardhshin më kurrë me premtime të bujshme, aq më tepër këtu në Librazhd ishte dhe është njeriu më mashtrues i njerëzimit Taulani, duke propaganduar se do bënte rrugë subvensione, shkolla, spitale, do hapte vende pune, kanalet vaditëse e shumë premtime boshe që asgjë nuk ështe bërë edhe pse sot ky sharlatan është dyshi i vendit. Shante Sali Berishën tërë ditën vend e pa vend se nuk ka bërë gjë për Librazhdin por koha provoi të kundërtën se Berisha solli investime të mëdha 54 milion euro, ndërsa ky çibuk vetëm llafe dhe trushplarje me shalla pioneri dhe ara me hashash. Banorët janë lënë në mëshirë të fatit që nga viti 2013, në zonat rurale nuk është bërë asnjë investim. Zgjidhje e menjëherëshme kërkohet, rikonstruksionet e kanaleve vaditëse dhe zbatimi i ligjit që gjatë muajve të verës uji të jetë vetëm për vaditje dhe jo të merret nga HEC-et, energjia elektrike të jetë në parametrat e duhura sepse nuk shkon 220 kë dhe digjen pajisjet elektrike, qendrat shëndetësore nuk funksionojnë, rrugët janë të pakalueshme, të mjellat shkojnë dëm, qoftë nga thatësira, qoftë nga pamundësia për t’i shitur sepse nuk ka rrugë dhe një pikë grumbullimi, fëmijët e tyre nuk shkojnë dot në shkollë pasi largësia është e madhe por dhe kur shkojnë, klasat janë kolektive dhe kthehen në shtëpi analfabetë, mjekët e zonave nuk rrinë në punë por vinë një herë në javë dhe sëmundjet duhet të jenë me grafik e shumë probleme të tjera.

 

Tashmë keni një panorama të qartë të situatës në terren. A jeni gati ju si degë e PD-së në zgjedhjet e radhës ta parakohshme ose jo të fitoni?
Është e vërtetë, e njohim situatën shume mire, me bashkëpunëtorët e mi kemi qenë mjaft kreative, kemi hulumtuar, jemi konsultuar me banorë dhe specialiste, kemi shkelur territorin në çdo cep dhe kemi krijuar një hartë të qartë zhvillimore.  Në fakt trevat tona të mrekullueshme janë thesar i dhuruar nga zoti e të mbrojtura me aq fanatizëm nga të parët tanë. Relievi kodrinor-malor na mundëson promovimin e një zonë atraktive ku vizitorët vendas dhe të huaj të shijojnë peisazhet panoramike, ujin e kristaltë dhe gjelberimin pa fund, ajrin e pastër, të ndjejnë aromën e luleve dhe flladin që valvid gjethet e pemëve, të dëgjojnë blegërimën e bagëtive e cicërimat e zogjve , të shijojnë kulinarinë e pasur dhe gastronominë fantastike që servirin amvisat tona. Ne kemi kapacitete intelektualësh të profilizuar në fushat e duhura, për të bërë një projekt tërësor zhvillimor, për një infrastrukturë rrugore të përfunduar,bujqësi të zhvilluar, blegtori, bletari, pemtari, vreshtari të shumfishuar dhe çdo mundësi tjetër që gjeneron të ardhura për zonën.Implementimi i këtij projekti madhor, kërkon mund e kohë nga profesionistët dhe vendosmëri nga politika, nga ne që po e referojmë para publikut, sepse kështu,  fuqizojmë ekonomine individuale, rriten investimet nga fitimet e banorëve, grumbullojmë me shume taksa të cilat i përkthejmë në investime për shkolla, qendra shendetësore, përkujdesje për aftësine e kufizuar dhe moshat e treta, pra përmirësojmë cilësinë e jetës në tërësi. Të gjithë bashkë ne mundemi të shpëtojmë trevat tona nga kthetrat e mafias, që tashmë është instaluar dhe çimentuar si një trup i vetëm me sektin rilindas. Banorët e këtyre trevave duhet të mbështesin me forcë dhe votë projektin ambicioz tonin, sepse reduktohet varfëria, parandalohet  braktisja  e vendit nga të rinjtë e te rejat,kthen emigrantët të investojnë në pronat e tyre dhe ridinamizohen traditat,doket, kulturën e trevave tona që për fatin e keq jane drejt shuarjes. Ky projekt madhor është i kushtueshëm dhe kërkon kohë shtrirje 4 deri ne 8 vite, por asgjë nuk bëhet po nuk e fillove prandaj bëj thirrje të bëhemi të gjithë bashkë dhe të mendojmë për fatet e vendit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve që mos mbeten rrugëve te botës port e të jenë produktivë në vendin e tyre. Ju më pyesni se a jemi gati për fitore dhe unë ju them me garanci të plotë se jemi më të konsoliduar se kurrë, jemi bashkë të gjithë faktorë e aktorë, intelektuale dhe militantë por dhe shumë bashkëzonas që kanë kuptuar se duhet të shporret oligarkia nga karriget e uzurpuara. Në kemi figura të shkëlqyera, te pakompromëntuara dhe dinjitoze për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe i themi rilindjes se nuk ka forcë që na ndal drejt fitores, them me bindje se nuk do munden të na bëjnë pis të korruptuarit, të na gjuajnë me gurë trutharët dhe te na japin shfaqë zagarët  se kemi popullin me vete duke qenë me të vendosur se kurrë pa plan B, vetëm me planin A që është ‘’në do ia dalim mbanë ose do ja dalim mbanë ose përndryshe do ja dalim mbanë, kush do luajë me votën do përgjigjet dhe të dijë se gjyqin se bëjnë vetëm gjykatat por populli.


Tashmë keni nje periudhë të gjatë që militoni dhe drejtoni degën e PD-së, më saktë sot keni mbushur 1 vit nga mandat i dytë, mund të më thoni ambicjet e tua dhe a keni besim se mos ju ndodh si ne vitin 2017..
Po e filloj nga fundi, unë nuk do kisha dëshirë të komentoj rreth një çështje që tashmë ka kaluar edhe pse isha njeriu me mbështetjen më të gjerë nga antarësia e PD-së dhe qytetarët. Unë në botën time jam njeri i lirë por kurrë nuk do zgjidhja rrugën për të shembur atë që kam ndërtuar me mund dhe sakrificë. Unë padyshim kam ambicje, por dua të them se angazhimi im në PD nuk është i kushtëzuar me të qenurit deputet apo jo, ndjej përgjegjësi ndaj anëtarëve të PD-së që më besuan e votuan më një rezultat të thellë kundrejt disa kandidaturave në 2014, dy herë të tjera 2016 dhe 2018 si kryetarin e tyre. Unë ndjej përgjegjshmëri ndaj familjes dhe gjithë fisit që më mbështen pa rezerva, unë të qenurit kryetar i PD-së e shikoj si mision ndaj qytetarëve të mi duke bërë më të mirën si shërbëtor ndaj tyre, kjo më bën krenar për veten dhe mbiemrin që kam mbi supe Vreto. Unë jam krenar që jam djalë i trevave të Bërzeshtës, nip i trevave të Çermenikës dhe i rritur në qytetin e Librazhdit prandaj kudo të jem do shërbej me përkushtim dhe do implementoj çdo premtim që përfshihet në planin zhvillimor për trevat tona dhe këto mrekulli natyrore që na ka falë zoti do jenë atraktive për të gjithë. Unë e mbështeta kryetarin Basha me bindjen e thellë  se marrëveshjen e 18 majit shpëtoi vendin nga një konflikt civil si dhe u binda që ai kuptoi se vendi po qeveriset nga mafia dhe pushteti kërkonte me çdo kusht të shkatërronte opozitën. Largimi nga parlamenti ishte domozdoshmëri, me këtë veprim të mençur Kryetari Basha nuk u bë fasadë e Ramës por mori përgjegjësitë e liderit për të shkatërruar mafien. Së fundmi, ‘’Ftesë për të gjithë’’ ftoj të gjithë anëtarët, kontributorët, faktorët, militantët, intelektualet, pronarët, të përndjekurit dhe të gjithë ata që kanë lidhje shpirtërore e programore me PD-në, të vinë të japin kontributin në ide dhe mendime duke mundësuar hartimin e strategjive për të pënguar përfshirjen e krimit të organizuar në shitblerjen e votës dhe deformimin e rezultatit zgjedhor, si dhe marrjen e masave për korrigjimin e mangësive dhe kthimin e besimit tek qytetarët’, se kështu do kemi një PD solide, të besueshme dhe alternative të qartë për të qeverisur Librazhdin. E ardhmja ime në PD do jetë e shkelqyer, pasi jam i lirë dhe kontributin tim e jap kudo të jem. Zoti i bekofte librazhdasit dhe gjithë shqiptarët Ju falenderoj nga zemra për kohën dhe mundin …

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular