Ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në flakë makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.
Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës së Kasit të jetë bërë për shkak të detyrës, ndërsa ky i fundit ka qenë disa vite më parë edhe shef i sektorit të narkotikeve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.