BallinaAktualitetKushtetuesja “përplasi” Presidentin me kreun e KED, Gjykata aktualisht në dorën e...

Kushtetuesja “përplasi” Presidentin me kreun e KED, Gjykata aktualisht në dorën e 4 grave

spot_img
spot_img

Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj 4 anëtarë, 3 prej të cilave të emëruara gjatë kësaj vjeshte pas një procesi 1-vjeçar përzgjedhje të KED-së.Betohen anetaret e Kushtetueses

Vitore Tusha, si anëtarja më e vjetër dhe e vetmja, e cila ia doli të kalojë procesin e vetingut nga trupa e parë e gjyqtarëve, ka kompetencat e kryetarit të kësaj Gjykate.

Në përbërje janë edhe 3 gra të tjera, Marsida Xhaferllari, e zgjedhur nga Presidenti, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, të zgjedhura nga Kuvendi.

 

Ndërkohë, anëtari tjetër i zgjedhur nga Presidenti, Besnik Muçi, nuk ia doli me sukses në procesin e vetingut, pasi u shkarkua nga Shkalla e Dytë Kushtetuesja duhet të kompozohet me 9 anëtarë në total, ku 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 të tjera nga Gjykata e Lartë.

Në kushtet kur kjo e fundit është ende jashtë funksionit, pas shkrirjes nga vetingu, do të jenë Kuvendi dhe Presidenti që do vazhdojnë punën për emërimet që i kanë mbetur.

Ndërkohë, procesi i ringritjes së Kushtetuese “përplasi” juridikisht Institucionin e Presidentit me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky i fundit u akuzua për krijimin e ngërçit në emërimin e kandidatëve të miratuar.

“Dërgimi i listave në të njëjtën kohë, çon në shkelje të Kushtetutës”, tha Presidenca dy muaj më parë, ndërsa me anë të një kallëzimi të bërë në Prokurorinë e Tiranës, akuzoi Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Marrje të kompetencave”.

Ardian Dvorani është pjesë edhe në KED që do zhvillojë punën në 2020, ndërsa aktualisht Prokuroria është duke kryer verifikime për pretendimet e Presidencës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular