Robert Lewandowski përgatitet të mbyllë vitin 2019 si kryegolashënuesi më i mirë në botë. Sulmuesi polak, nga janari i kaluar, ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje me Bayern Mynih dhe kombëtaren e tij, duke bërë më mirë se të gjithë kampionët e mëdhenj. Pas polakut është renditur Lionel Messi, që ka shënuar ‘vetëm’ 50 gola, e Kilyan Mbappé, që është ndalur momentalisht në 44.
Lojtari i kombëtares franceze rrezikon madje të humbasë shkallën e fundit të podiumit përballë Raheem Sterling, që ka shënuar 41 gola e ka ende dy ndeshje për të luajtur deri në fund të vitit. Cristiano Ronaldo ka shkuar në gol 39 herë në 2019, por kaq nuk mjafton të krahasohet me Lewandowski e Messi, edhe pse është e qartë se në Serie A nuk është e lehtë të kalohen mbrojtjet kundërshtare.
Lewandowski vitin e kaluar ishte shënuesi i tretë më i mirë pas Messi e Cristiano Ronaldo. Për herë të nëntë në 10 sezonet e fundit, edhe Messi ka kaluar barrierën e 50 golave, por nuk ka arritur të mbajë hapin e cmendur të sulmuesit të Bayern Mynih.