BallinaUncategorized1953/Zgjedhja e Haxhi Lleshit president, çfarë u tha Enver Hoxha për rrethin...

1953/Zgjedhja e Haxhi Lleshit president, çfarë u tha Enver Hoxha për rrethin e tij familjar

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet e diktaturës komuniste, kryetar i shtetit ishte një organi kolegjial që quhej Presidiumi i Kuvendit Popullor. Ky ishte kopjuar nga sovjetikët. Presidiumi dilte e zgjidhej nga Kuvendi Popullor, përbëhej nga 15 anëtarë, një president (më vonë u quajt kryetar), 3 nënkryetarë dhe një sekretar. Anëtarët e tij mblidheshin rrallë. Presidiumi bënte shpalljen e ligjeve, nxirrte dekrete në kohën kur nuk ishte i mbledhur Kuvendi Popullor, shqyrtonte dënimet me vdekje, emëronte ambasadorët, jepte dekorata, etj. Në vitet 1946-1953 president ishte Omer Nishani, i votuar në vitet 1946 dhe 1950. Në vitet 1953-1982, i votuar në vitet 1953, 1954, 1958, 1962, 1966, 1970, 1974, 1978, ishte Haxhi Lleshi. Në vitet 1982-1991, i votuar në vitet 1982 dhe 1987 ishte Ramiz Alia. Çdo gjë vendosej më parë në Byronë Politike. Presidiumi i Kuvendit Popullor ishte një instrument formal që i jepte vlerë juridike vendimeve partiake. Më poshtë është fjala e E.Hoxhës në vitin 1953 kur u vendos zëvendësimi i presidentit Omer Nishani me Haxhi Lleshin. Në fjalën e Hoxhës vihet re mungesa e çdo respekti për Presidiumin dhe detyrat e tij.

Ai bën biografinë e Haxhi Lleshit, për të cilin thotë se ishte në dijeni të fakteve të jetës së tij, por ashtu duhej bërë.

Hoxha e pranonte se Myslim Peza ishte “pa shkollë e këndim, pa kulturë”, e megjithatë nuk nguroi ta vendoste për gjithë jetën zëvendëspresident të vendit, si simbolin më të mirë se pushteti i tij ishte ai i injorantëve.

Protokoll nr.20, datë 17 korrik 1953, mbledhje e Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe e Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë (ekstrakt)

ENVER HOXHA: Desha të flas pak për çështjen e zëvendësimit të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sot erdhi tek unë dr.Omer Nishani. Pasi folëm pak, unë ia hapa dhe i thashë se u plake, more doktor, ke menduar ndonjëherë për punën? Pastaj, shtova, të dy ne, unë si Kryeministër dhe ti si President, jemi nga Gjirokastra. Populli i sheh këto gjëra dhe ka njerëz që thonë se e morën të tërë Shqipërinë toskët në dorë. Një gjë e tillë më ka rënë dhe mua në mendje, tha doktori. Pastaj i thashë, ti u plake, megjithëse partia ndonjë rezervë në dorë për ty nuk ka dhe ato që kemi pasur t’i kemi thënë haptazi, kur ke gabuar të kemi kritikuar dhe ty ato kritika të kanë shërbyer. Këto fjalë të miat nuk i priti keq se bisedova me të edhe më gjatë.

Pastaj ai më tha: Të them të drejtën, edhe unë kam menduar për këtë gjë, po jo se jam nga Gjirokastra. Pastaj filloi të qajë. Aty kujtoi artikullin që kishte shkruar në favor të fashizmit në kohën e okupacionit, por partia më dha dorën, tha. Unë mendoj, tha, se president duhet të jetë një njeri që të jetë në Byronë Politike ose në KQ, se ky funksion është i tillë që të ketë lidhje me udhëheqjen dhe të marrë efektivisht drejtimin në dorë, kurse unë jo që nuk jam në udhëheqje të partisë, por nuk jam fare as anëtar partie. Se presidenti nuk mund të jetë një njeri formal.

Ai duhet të jetë në korrent të çështjeve, ndërsa unë nuk jam në korrent, sepse për këtë duhet të jesh anëtar i KQ­së dhe i partisë. Unë i thashë se për një gjë të tillë (aktin e dorëheqjes) duhet gjetur edhe rasti, që të mos krijohet opinion dhe situata ku njerëzit të pyesin “pse e heqin doktorin?”. Po rasti është tani, i thashë, duke i vënë në dukje riorganizimin që po bëjmë, duke shkurtuar numrin e ministrive nga 18 në 9 dhe duke shtuar se edhe shokë të tjerë, që kanë qenë ministra, do të ngarkohen me funksione të tjera më të ulëta. Kështu, i thashë, nuk do të bjerë në sy as largimi yt. Unë, tha doktori, sinqerisht e kuptoj drejt dhe dua një gjë, që çështjet e popullit të venë mirë. Unë i thashë që gëzohem që ju i shok i vjetër, patriot, ke punuar për popullin e për partinë dhe besojmë se ti dhe miqtë e tu nuk do të thonë se si partia e përdori këtë njeri dhe tani i jep shkelmin. Këtë gjë nuk duhet ta mendoni asnjëherë.

Unë e kam dashur popullin dhe partinë, tha doktori dhe do t’i dua deri sa të vdes. Unë jam gati që për këtë, edhe për shkakun e pleqërisë dhe të shëndetit, të flas edhe në Kuvend. Vetëm kërkoj një gjë, që partia të më lë në atë shtëpi që kam. Çështjet ekonomike dhe të shtëpisë janë gjëra të vogla, i thashë unë, po ajo që ka më shumë rëndësi është njeriu që do t’ju zëvendësojë. Mendoj që të jetë një njeri nga veriu. Një nga ata mund të ishte edhe Myslim Peza, por ai është pa shkollë e këndim, pa kulturë, prandaj na duhet një tjetër. Domethënë, këtë gjë doktori e priti mirë dhe jam i bindur, që edhe e kuptoi. D.m.th., nga ana e tij nuk kemi ndonjë gjë. Tani puna është se me kë ta zëvendësojmë. Propozimi ynë është për Haxhi Lleshin. Në Presidium duhet të jetë një anëtar i KQ që t’i marrë të gjitha kompetencat. Haxhinë ne e njohim të gjithë. Është anëtar i plenumit, i lidhur që në fillim me partinë, megjithëse nga ana e origjinës është bajraktar dhe rrethin familjar e ka të keq. Gruaja e Haxhiut është nga një familje që të tërë njerëzit ia kemi pushkatuar ne. Tani mundet edhe ta themi çështjen e tij.

Ai më ka drejtuar para ca kohësh një letër, ku kërkonte të ndante gruan për shkak të qëndrimit të saj të keq. Atë, kur Haxhiu ishte jashtë shtetit, e kishte parë një nga oficerët e Sigurimit të veshur me rroba të zeza në kohën që ne i kishim pushkatuar një kushëririn e saj. Vetëm për këtë çështje, tha ai, dua ta ndaj. Unë e thirra dhe i thashë të jetë më i duruar me gruan, se ka me të 5 fëmijë të rritur. Gruaja e tillë është, i thashë, të tillë e ka origjinën, jo të mirë, po ti, i thashë Haxhiut, vure çështjen kështu: Gruaja do më shumë ty e fëmijët apo rrethin e saj që janë pushkatuar? Kështu të gjykosh, i thashë dhe mos u nxito në mendime. Haxhinë e para ne e njohim. Është një shok nga veriu, është luftëtar dhe anëtar i Plenumit të KQ­së, por edhe duhet të punojë se është ca i avashëm. Pastaj është edhe shoku Pilo Peristeri. Ai është më i mirë nga Haxhiu, vetëm që është çështja e sindikatave. Pastaj Pilua është edhe i krishterë, kurse shumicën e popullit e kemi myslimanë dhe populli e sheh shumë këtë anë. Po të vihet çështja Pilua apo Haxhiu, preferohet më përpara Pilua, më shumë se Haxhiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular