Një shqiptar nga Ferizaj është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Skoci, para syve të gruas së tij dhe fëmijës së vogël.
Viktima është identifikuar si Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç i cili u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milion paund.
Autori u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nuk është identifikuar ende nga policia.
Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë.