BallinaAktualitetMeta thirrje popullit: Të ngrihemi në këmbë dhe të detyrojmë Parlamentin të...

Meta thirrje popullit: Të ngrihemi në këmbë dhe të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta tha se i ka bërë të gjitha përpjekjet për një dialog mes opozitës dhe mazhorancës, por që nuk dhanë rezultat.

Ndaj kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “360 gradë”, i bëri thirrje popullit që të ngrihet në këmbë dhe të detyrojë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum si e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës.

Ilir Meta: “I kam bërë përpjekjet e mia për dialog me opozitës dhe qeverisë. Situata është kjo që është, Rama zgjodhi rrugën e kapjes së të gjithë institucioneve dhe të kapjes së reformës në drejtësi. Opozita zgjodhi rrugë shumë të gabuar që ishte delegjitimimi i institucioneve, dy rrugë pa asnjë takim. 

Ja ku jemi në këtë situatë, në këtë derexhe prandaj kam ardhur në këtë pozicion që si presidenti duhet ti them diçka njerëzve ore çfarë do të bëhet në këtë vend, kjo nuk shkon, si ta zgjidhim këtë. Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike. Po patët shpresa do prisni edhe 2000 vjet. Rruga është që të gjithë të ngrihemi në këmbë, të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum dhe të shkojmë drejt referendumeve. Kaq.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular