BallinaAktualitetRrëfehet Artan Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

Rrëfehet Artan Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

spot_img
spot_img

Personazhi i fundit i përzgjedhur nga emisioni “Opinion” si personazh për vitin 2019 është gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha. Ai ka treguar sesi ka nisur të jetë pjesë e gazetarisë dhe e fushës së kronikës. Gjithashtu ai ka ndarë për publikun faktin se në moshën 16-vjeçare ka qenë emigrant në vendet fqinje si Itali dhe Greqi.

Kam qenë emigrant në Greqi dhe Itali por më shumë në Greqi. Në vitin 1991 kur u hapën kufijtë me kuriozitetin që kishim unë mbaj mend kam qenë me pushimet e verës në gjimnaz sa kisha mbaruar pushimet …kam qenë në vitin e dytë gjimnaz dhe ika në Greqi…mora malin dhe kam bërë goxha rrugë në këmbë madje kujtoj që kam mbajtur dhe ditar. Kam patur shënime çdo moment kur bënim pushim për të ngrënë bukë ose për t’u çlodhur unë kam mbajtur shënime. Herën e parë rruga zgjati 4 ditë, kemi kaluar Sarandaporën nga lumi që bashkohet me Vjosën tek tri Urat, mbaj mend kemi lënë Konicën në krahë të djathtë dhe kemi përshkruar të gjithë alpet greke deri kemi dalë në Larisa. Janë zona që unë tani mbrapa kam dashur disa herë t’i vizitoj, nuk e kam bërë dot këtë udhëtim kur kam kaluar nga mali Gramozit dy herë. E kam dhe për punë të njëjtën rrugë , që bëra si emigrant sesi çohej kanabisi. Mua më ka rastisur një herë me mushkë dhe kishte diçka interesante që mushka e dinte rrugën më mirë se ne. Mushka e dinte ku do të shkonte dhe në ndiqnim shtegun ajo shkarkohej atje dhe kthehet vet mbrapsht.

Në Itali nuk kam qëndruar shumë, shkova si emigrant nga Greqia shkova në Itali dhe më pas sërish në Greqi. Ai që kishte shkuar përpara nesh dhe kishte ndenjur 6 muaj në Greqi, na mësoi që fjalën ‘jo’ nuk duhej t’a thonim, çfarëdolloj pune të dilte në do ta bënim. Dhe pastaj kemi zënë me rashë të gjitha punët në ndërtim, në bujqësi, në taverna. Gjithë ideja ishte të siguroje ditën e punës, mundësisht të gjejë 2-3 punë brenda një dite sepse kam qenë me kohën e kufizuar dhe me idenë që do të ktheheshim. Mua më kanë kthyer se vetë nuk kam ardhur ndonjëherë, më ka kthyer policia më kanë kthyer nga ato operacionet e famshme ‘fshesa’. Kur jam kthyer kam patur 350 mijë dhrahmi…Mua nuk më bënte përshtypje shumë pasuria sesa më bënte përshtypje, isha kurioz…dhe bëra shumë mirë që i bëra aq herët sepse kisha një bindje në mendjen time që atë që kisha ëndërr nuk do ta bëja dot në Greqi apo në Itali…,”-është shprehur Hoxha.

Në vijim të emisionit Hoxha tregoi për fillesat si gazetar sportiv e më pas kalimin e tij tek kronika dhe aktualiteti.

Unë e kam pas ëndërr që fillimisht të isha komentator sportiv. Imitoja shumë dhe vazhdimisht. Edhe në Greqi më mban shpesh afër pasi imitoja…ka qenë një komentator grek i njohur Manoli Mavromates dhe unë e imitoja gjithë kohës, pastaj kam filluar fillimisht si gazetar sportiv , kam bërë dy vjet dhe gjëja që bëj më thjeshtë është gazetar sportiv, prandaj jam aq i angazhuar me sportin.

Tek redaksia e “Koha Jonë” gazeta “Sport Ekspres”që ishte gazeta më e madhe në atë kohë sportive i kishte kompiuterat në kat të parë, unë vija ndërkohë dhe mbuloja klubin “Dinamo” që kisha qenë dhe tifoz me këtë klub. Duke shkuar në stadium filloj të shikoj se kush ishte tek tribuna vip dhe më tërhiqte shumë vëmendjen kjo pjesa. Tek ‘vipi’ shikoj që ishin ata çunat e fortë me emër dhe ndërkohë ishin dhe politikanët aty. I kam gjetur pikërisht në stadium, duke folur me kolegët e kronikës i tregoja që filanin e keni në stadium, ki parasysh në ato kohë Lushnja mori Mario Kembes, lojtar shumë i njohur. Skuadra të tjera filluan të merrnin lojtarë të huaj dhe dukej sikur futbolli ishte më avangardë se shoqëria. Nga kjo kalova tek kronika,1997 më pas ishte ajo që më la aty, zgjodha zonat më të vështira edhe më pëlqenin isha shumë kurioz. Ku nuk shkonte njeri isha i prirur të shkoja. Kisha Beratin që u bë një luftë e vërtetë, sepse jam nga Skrapari dhe duhet të kaloja nga Berati fillimisht dhe duhej të bisedoja me bandën e Karbonarës me gjenin një makinë më çonin në Perondi dhe nga aty duhet t’a bëja në këmbë dhe pastaj duhet të negocioja me një bandë tjetër që të dilja nga Berati dhe të shkoja në shtëpi. Unë i provova të gjitha në fakt sektorë, por ngela tek kronika.

Populli ka një shprehje shumë interesante “Jep dy lekë e hy në valle, jep 5 e nuk del dot”. Tani unë kam hyrë aty brenda dhe aty është një si serial ka një shprehje të famshme që thotë që “Gazetaria është skica e parë e historisë”. Ti ke mundësinë para se të fillosh të shkruash historinë, ti je i pari aty dhe ke mundësi që të shikosh të freskët dhe sidomos unë ngela tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha ato që pashë mu duk si sektori që ishte më i lirë se të tjerët, pra nuk ndërhynte shumë pronari, kryeredaktori, sepse sa i thoshe ti emrin e një banditi thoshte ‘lëre të merret ky me ata, vetëm aman mos të na krijojë probleme”. Është një fushë krejt e lirë që ti ke më shumë hapësirë. Mbaj mend se më ka rastisur të punojë edhe me kryeredaktor Blushin, edhe më Baxhakun dhe me Çanin dhe sa herë vinte një bande te dera thoshin “bëj ca të duash dil te dera merru vesh me ta”. Mendoj që Shqipëria për shkak të zhvillimeve të vrullshme që pati gjatë këtyre 3 dekadave ishte një fushë krejt e parrahur, ne nuk kishim modele fikse kë duhet të ndiqnim por të jepte mundësinë që të krijoje modelin tënd. Nga viti 1998-1999 kur filloi ajo lufta ku shteti po përballej me krimin dhe kemi qenë në një takim me të huaj dhe mbaj mend një gazetar i cili tha “Gazetaria është i vetmi profesion ku ti mund të jesh i thjeshtë në rrugë me duar në xhepa, por të lësh pa gjumë njeriun më të fuqishëm të vendit”. Kjo e rrjeteve sociale ende nuk është maturuar dhe besoj se gazetaria nuk do të zhduket, nga të preferuarit e mi ka qenë gjithmonë Ernest Heminguej dhe gjenialiteti i tij nisi me shkrimet e shpejta që duhet të bënte, ne na duhet të raportojmë për ngjarje shumë shpejt…Nuk e ndaj dot sot me thikë ku mbaron bota e krimit dhe ku fillon e politikës ,”-përfundon gazetari për Opinion./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular