Një karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të neutralizuar flakët dhe shuarjen e tyre.
Ndërkohë, autoritetet kanë bllokuar dhe aksin rrugor, deri në normalizimin e situatës.
Dyshohet se shkak i zjarrit është një defekt teknik në sistemin e gazit që përdorej për furnizimin e automjeteve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.
Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes