BallinaKryesore“Të jemi çdo ditë afër qytetarëve”, Basha mbledh Kolegjin e kryetarëve, zbardhen...

“Të jemi çdo ditë afër qytetarëve”, Basha mbledh Kolegjin e kryetarëve, zbardhen porositë

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e kryetarëve ku po diskutohet situata post tërmetit dhe kriza politike. Burime nga PD zbardhin disa nga porositë e kreut të opozitës për kryetarët e degëve të PD-së.

Ai ka kërkuar që të jenë çdo ditë afër qytetarëve dhe sidomos atyre të prekur nga tërmeti. Basha madje ka kërkuar ngritjen e grupeve të punës për të identifikuar familjet e prekura që nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë dhe janë të pastreha.

“Duhet te jemi çdo ditë afër qytetareve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë.

Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen”, mësohet se ka deklaruar Basha.

Sipas tij, rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë.
“Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, ka theksuar kreu i PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular